KryesoreLajme

Maqedonia e Veriut voton sot për pushtetin e ri lokal

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ditën e sotme iu janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e kryetarëve të 80 komunave dhe të këshillave komunalë, si dhe Shkupin me dhjetë komuna, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Ashtu si në Kosovë, qytetarët do tu drejtohen fletëve të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Të drejtë vote, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, (KSHZ) kanë 1,824.864 qytetarë, të cilët për herë të parë votojnë me sistemin e ri biometrik – identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, i njohur si “fingerprint”.

Qytetarët votojnë me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Maskat mbrojtëse, distanca dhe dezinfektimi janë kriteret kryesore për realizimin e procesit votues. Votimet do të mbyllen në orën 19:00 ndërsa rezultatet pritet të publikohen në faqen elektronike të KSHZ-së, ashtu siç arrijnë nga qendrat e votimit.

Lexo më shumë  Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

Për kryetarë të komunave garojnë 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10,600 kandidatë. Për herë të parë ka numër të madh të kandidatëve të pavarur për kryetarë të komunave dhe lista për këshilltarët komunalë.

Zgjedhjet mbahen me dy rrethe zgjedhore. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr mbi 50 për qind të votave në rrethin e parë, atëherë në balotazhin më 31 tetor kalojnë dy kandidatët me numrin më të madh të votave në rrethin e parë.

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike; LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Partitë shqiptare garën do ta zhvillojnë për qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Strugë, Dibrë si dhe disa komuna rurale.

Zgjedhjet do të mbikëqyren nga 1,100 vëzhguesit vendorë dhe 217 vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE-ODIHR. Vëzhguesit e tyre do t’i kenë edhe shumë ambasada të huaja të akredituara në vend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *