Lajme

Masat anti-damping, Kosova bllokon produktet serbe

Rozeta Hajdari, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, ka thënë ditën e sotme se qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për vendosjen e masave “anti-damping” ndaj dy lloje produktesh të prodhuara në shtetin e Serbisë.

Damping nënkupton importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm në tregun e vendit. Qeveria e Kosovës ka vendosur një masë mbrotjëse prej 0.03 centë për kilogram në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve dhe për 0.03 centë për blloqet standarde me origjinë nga Serbia. Kompanitë eksportuese të koncentratit janë “Jabuka”, “Gebi”, “Sto Posto” dhe “Beçejka”, ndërsa kompania prodhuese e blloqeve është “Mladost”.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani me katër heroinat e Kosovës përballë Vuçiqit: E vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet

Pas hetimeve të bëra në treg, të cilat kanë vërtetuar se këto mallra në tregun e Kosovës shiten me çmim më të ulët sesa në tregun e Serbisë, qeveria mori masat e mësipërme.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *