BallinaLajme

MASAT E REJA! Ndryshojnë oraret, mbyllemi në orën 20:30, në fuqi nga 24 dhjetori! Pezullohen udhëtimet me Britaninë e Madhe

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu bëri me dije se duke filluar nga 24 dhjetori deri më 4 janar, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të jetë nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 6:00 të mëngjesit.

Nga data 24 dhjetori deri më 4 janar, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në Shqipëri do të jetë nga ora 20:30 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit. Kjo është masa më e fundit që u dha ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme, personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

Do të ketë kufizim të aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery. Manastirliu shtoi se prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.

Gjatë konferencës për mediat, Ministrja Ogerta Manastirliu nisi fjalën e saj me lajmin e fundit, që dhe Shqipëria do të pezullojë fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të mutacionit të ri të Covid që ka ‘shpërthyer’ në atë vend.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Ky vendim do të hyjë në fuqi në orën 06:00 të datës 22 dhjetor dhe do të jetë në zbatim për të paktën deri në 6 janar 2021, në varësi se si do të paraqitet situata. Për ata qytetarë që do të vijnë nga Britania e Madhe me fluturimet e kanë të detyrueshme të karantinohet për 14 ditë.

Rruga Press

YouTube player