Mashtrimet e tenderave të mirëmbajtjes së rrugëve; Balluku dhe Verdho hoqën “mirëmbajtjen dimërore”

User4

Ergys Verdho, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, me “bekimin” e Belinda Ballukut, ministres së Infrastrukturës, kanë zhvilluar muajt e fundit dhjetëra tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin.

0 0

Ergys Verdho, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, me “bekimin” e Belinda Ballukut, ministres së Infrastrukturës, kanë zhvilluar muajt e fundit dhjetëra tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin.

Ndryshe nga tenderat e mëparshëm, ku mirëmbaheshin rrugët kryesore, Balluku dhe Verdho i kushtuan rëndësi edhe rrugëve dytësore.

Madje janë shpenzuar qindra milionë euro për mirëmbajtjen edhe dimërore të këtyre akseve. Nisur nga situata e motit, shiut, borës dhe temperaturave të ulëta, BoldNews hulumtoi dhjetëra procedura temderuese të bëra nga ARRSH për mirëmbajtjen e rrugëve. Rezultati ishte befasues, në shumë prej procedurave të tenderave është hequr “mirëmbajtja dimërore”.

Shteti shqiptar ka lidhur kontrata të majme për mirëmbajtjen e rrugëve, nga veriu në jug. Dhjetëra firma jane shpallur fituese, ndërsa sipas dokumenteve duhet të kishin filluar edhe punën në terren.

Në një nga dokumentet e ARRSH thuhet se “mirëmbajtja e rrjetit rrugor përfshin detyrat e mirëmbajtjes rutinë dhe periodike”.

Më tej janë sqaruar edhe funksionet kryesore të bazave të mirëmbajtjes në përgjithësi, ku për situatën e motit ka vetëm “vëzhgimi i faktorëve meteorologjikë”. Në dokumente është sqaruar se kur duhet të ndërhyhet më raste kur bie borë dhe rruga është e ngrirë. Një nga detyrat e firmave është “aktiviteti në dimër për largimin e dëborës dhe akullit”, ndërsa kontrata parashikon punime paraprake para fillimit të kushteve të dimrit, organizimi i vendodhjeve të depozitimit të materialeve, masat mbrojtëse për borën, akullin, grumbujt e borës dhe ortekët, kundër ngricave, etj.

Gjithashtu parashikohen edhe pastrimi i dëborës nga karrexhata e autostrades dhe sinjalet e komunikacionit dhe shenjat.

Në dokumente thuhet se “nëse objekt i kontratës është mirëmbajtja e rrugëve, por pa mirëmbajtjen dimërore ( pasi është zonë që nuk preket nga kjo mirëmbajtje), kontraktori është i detyruar të sigurojë shërbimin, pasi si shkak i ndryshimit të kushteve meteorologjike, mund të ketë fenomene të rralla, të veçuara, të ngricave në rrugë dhe rreshjeve të borës”. Por, kjo vetëm në dokumentet përgjithësuese, pasi në kontratat me operatorët ka vendosur një “kleçkë”.

Një nga tenderët e shumtë të mirëmbajtjeve rrugore është edhe “mirëmbajtje rutinë me performance “Ura e Zogut -Rreshen” etj.

Në specifikimet teknike të këtij tenderi shkruhet “pastrimi i dëborës (nqs ka mirëmbajtje dimërore)”. Por, objekti i tenderit është vetëm mirëmbajtja rutinë me performancë. Pra, pa mirëmbajtje dimërore. A duhet ta pastrojë borën firma fituese? Vetëm Verdho dhe Balluku mund t’i japin përgjigje kësaj pyetje!

Duke vijuar hulumtimin, ndalemi te dokumentet e një tenderi të mirëmbajtjës së disa rrugëve në Ersekë. Në këtë rast objekti është mirëmbajtje rutine dhe dimërore, ku parashikon edhe “pastrimin e dëborës (mirëmbajtje dimërore)”. Pra, në këtë tender është edhe largimi i borës. Në këtë rast, janë pyetje të tjera; a i ka zbatuar firma fituese kushtet e kontratës? Ka larguar borën dhe ngricat nga rruga?

Sërish Verdho dhe Balluku duhet të japin shpjegime, pasi për mirëmbajtjen janë shpenzuar qindra milionë euro dhe sërish rrugët janë të bllokuara. Balluku, në vend që të dalë sipër borëpastrueseve, apo edhe të ndalojë kamionët të udhëtojnë më rrugë, duhet të japë shpjegime për kontratat e lidhura. Përse u hoq togfjalëshi “mirëmbajtje dimërore” nga dhjetëra tendera? Cilët oligarkë ka mbrojtur me këto procedura? A do mbajnë përgjegjësi firmat fituese për situatën? /Boldnews.al

Lexo të tjera nga ‘Opinion & Aktualitet’:

Rruga Press

Next Post

Koncesioni Orikum-Dukat përpin edhe 2 mln euro/ Përse po favorizohet “Gjikuria” në Jug të Shqipërisë?!

Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, një nga aferat më të mëdha të Rilindjes, do t’i kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Megjithëse rruga është vetëm 14 kilometra e gjatë, kompania fituese “Gjikuria”, do të marrë plot 70 milionë euro.