Mbi zgjedhjet parlamentare në Bullgari

RrugaPress2
0 0

Nga Bekim Qoku

Në Bullgari sot janë zgjedhjet parlamentare.
Bullgari i parë voton në ambasadën dhe konsullatat e Zelandës së Re, i fundit në konsullatat e bregut perëndimor të SHBA-ve.
Në MV votohet në 5 vendvotime, në Shkup, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Ohër. Borisov nuk i trembet mërgatës së tij.

Të dhënat:
6, 7 milionë votues votojnë për 7000 kandidatët për deputet nga 30 parti dhe koalicione politike për 240 vende në Parlamentin e Republikës së Bullgarisë.

Parashikimet janë se Bojko Borisov dhe partia e tij e spektrit të djathtë GERB i fiton sërish zgjedhjet. Ai në sondazhet e fundit rezlton 8-10 përqind para socialistëve të zonjës Kornelia Ninova.
Në parlament pritet të hynë edhe tre parti të tjera. Interesant është nëse partia e z. Karakaçanov do ta kalojë pragun zgjedhor. Ai në qeverinë e Borisov ka veshur postin e zv. KM dhe ministrit të mbrojtjes. Ka qenë shumë i ashpër dhe i zëshëm me çështjen identitare të Maqedonisë së Veriut dhe ka ndikuar në përkeqësimin e skajshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Borisov dhe Karakaçanov kanë qëndrime të qarta anti ruse. Para disa ditësh, disa diplomatë rusë u dëbuan nga Bullgaria me akuzën e spiunimit. Këtë skandal bullgarët e kanë interpretuar edhe si ndërhyrje e Rusisë në sigurinë e një shteti anëtar të NATOs.
Në Parlament pritet të hyjë partia e z. Sllavi Trifunov, që në raport me Maqedoninë e Veriut ka po ato qëndrime si të z. Karakaçanov.

Shkurt, nuk priten relaksime të marrëdhieve midis Bullgarisë dhe MV.
Serbia ka luajtur rolin e vëllait të madh me Maqedoninë e Veriut. Nuk ka bërë zë në kontestin midis BG dhe MV, por në heshtje ka bërë solidarin duke i falur MV një numër të konsiderueshëm të vaksinave ant Covid 19.

E ku është Shqipëria dhe shqiptarët në këtë mes?

Shteti shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës, siç dihet, më shumë ka kultivuar marrëdhëniet me Serbinë sesa me Bullgarinë. Kulmi i këtyre raporteve të mira është Projekti i Minischengenit mes Serbisë, MV dhe Shqipërisë, me ç’rast përjashtohet Bullgaria. Edi rama në vend se të ndërtojë ura bashkëpunimi me Bullgarinë, si një mike strategjike, ai ndërton tunele (nën Kosovën) bashkëpunimi me Serbinë, një armik strategjik dhe historik. Mirëpo sa herë flasim për Ramën, asgjë nuk ka për t’u çuditur.

RRUGA PRESS

Next Post

Shqiptarët do të përballen me numra por jo me emra deputetësh në fletën e votimit

Me kërkesë të Partisë Socialiste, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë Komisionerin e Zgjedhjeve dhe të miratojë një fletë votimi që mbart emrat e kryetarëve por jo ato të kandidatëve për deputetë, duke i detyruar shqiptarët të vuajnë ca për të gjetur se cilit prej deputetëve do t’u japin […]