Sport

Mbrojtësi Gjimshiti: “Mund të ndryshojë skema, por jo loja. Atalanta synon gjithmonë një futboll agresiv”

Ndërsa po përgatitet për fillimin e sezonit të ri të Seria A, mbrojtësi i kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti, ka folur për “Corriere de Bergamo”. Ai ka folur për skuadrën e tij të Atalantës, duke shpehur besimin për arritje të larta në sezonin e ri.

Mbrojtësi i “Dea”-s, një nga më të dalluarit në Serie A, është shprehur edhe për afrimin e portierit argjentinas Juan Musso, për të cilin klubi bergamask shpenzoi 20 milionë euro, pa harruar edhe ndryshimet taktike në repartin e mbrojtjes të trajnerit Gasperini.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

“Sigurisht që do na duhet pak kohë të njihemi me Musson, por jo dhe aq shumë. Jemi profesionistë dhe ai e di mirë gjuhën italiane. Ndryshimet taktike në mbrojtje? Po, mund të ndodhin. Kemi luajtur shumë herë me katër mbrojtës prapa, sidomos në fazën e dytë të sezonit të kaluar.

A ndryshon gjë për mua? Është një skemë ndryshe, diçka ndryshon sigurisht, por nuk ndryshon qëndrimi i skuadrës tonë. Atalanta synon të luajë gjithmonë një futboll agresiv dhe plot intensitet. 

Unë jam një qendërmbrojtës. Jam mësuar tashmë në këtë rol. Nëse do mund të kthehesha edhe një herë i vogël, do të luajë si sulmues”,- ka përfunduar Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares kuqezi nga Presheva, një nga më të dashurit e tifozëve shqiptarë, që aktualisht luan me Atalantën.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *