BallinaBota

Mbyllen bizneset e sezonit dimëror, shtetet evropiane presion Austrisë për të mbyllur resortet e skive

Shumica e resorteve të skive në Europë janë mbyllur me qëllim parandalimin e shtimit të numrit të të infektuarve me COVID-19 përgjatë periudhës së Krishtlindjes. Kudo shikohet një skenë tradicionale dimërore, por asnjë turist për ta shijuar.

Pas presionit të ushtruar nga Gjermania, Franca dhe Italia, Austria është një nga vendet e fundit që po merr në konsideratë të mbyllë resortet dimërore. Ministri austriak i Turizmit ka akuzuar qeverinë gjermane se ka ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit, pasi Angela Merkel kërkoi një ndalim të pushimeve të organizuara në resortet e skive.

Gjithashtu, kancelarja gjermane ka kërkuar edhe aleancën e vendeve të tjera europiane për të mbështetur përpjekjet e mbylljes së këtyre resorteve deri vitin tjetër. Kjo për shkak se qëndron frika e krijimit të një terreni për shumimin e virusit, ashtu sikurse ndodhi edhe dimrin e kaluar.

Franca ka bërë me dije se nuk do të lejojë qytetarët e saj të mbështesin vendpushimet e hapura të skive në shtetet fqinje

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë

“Nëse ka vende brenda ose jashtë Bashkimit Europian që vazhdojnë t’I mbajnë resortet e skive të hapura, ne do të vendosim masa kontrolli që të dekurajojmë qytetarët të shkojnë në ato zona të cilat konsiderohen me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Kjo do të bëhet edhe për të shmangur një situatë disbalance mes resorteve në Francë, Itali e Gjermani që do të qëndrojnë të mbyllura dhe atyre që do të qëndrojnë të hapura”, tha Emmanuel Macron, presidenti i Francës.

“Duhet të ketë solidaritet mes shteteve europiane dhe vendeve të tjera që gjenden në kufijtë tanë. Mendoj se nuk mund t’u kërkojmë resorteve tona të skive të qëndrojnë të mbyllura dhe të shohim qytetarët të shkojnë diku tjetër, u shpreh Alexander De Croo, kryeministër i Belgjikës. about:blank

 Sipas mediave austriake duket se ky shtet mund të mbyllë hotelet, restorantet dhe resortet e skive përgjatë muajit janar. Edhe nëse disa pika turistike dimërore do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, qytetarëve do t’u kërkohet të mos shkojnë. 

YouTube player