Art & Kulturë

Mbyllet Festivali Ballkanik i Filmit, “Aga’s House” vlerësohet me çmimin e kinematografisë

Filmi “Efekti i lumturisë” u vlerësua me çmimin e parë në edicionin e 11-të Festivalit Ballkanik të Filmit i cili u mbajt në Pogradec.

Regjisori i filmit “Efekti i lumturisë”, Borjan Zafirovski, nga Maqedonia e Veriut tha se Pogradeci është qyteti i tij i fatit.

“Filmi u prit mirë. Jam për herë të parë në festivalin e Pogradecit dhe ky është çmimi im i dytë në karrierën artistike. Pogradeci është qyteti im i fatit!”

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Filmi i prodhuar në Kosovë “Aga’s House” u vlerësua me çmimin e kinematografisë.

“Liqeni im” i regjisorit Gjergj Xhuvani mori çmimin Shpirti Ballkanik. Çmimi i Animacionit shkoi për Turqinë ndërsa filmi më i mirë i shkurtër u shpall produksioni nga Sllovenia.

Festivali i Filmit i cili mblodhi regjisorët më të njohur nga Ballkani, shfaqi 40 filma. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *