BallinaBota

Me fillimin e Vitit të Ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar! Ja arsyeja

Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene.

Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të bashkuar dhe të lirë”.

“Si komb modern Australia mund të jetë relativisht e re,” shkroi kryeministri australian Scott Morrison në një artikull për gazetën The Age, “por historia e vendit është shumë më e gjatë dhe kjo reflektohet tek himni i ndryshuar.”

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Politikanë me origjinë aborigjene e përshëndetën ndryshimin e himnit. Me këtë ndryshim pranohet që banorët indigjenë kanë jetuar në Australi që prej 60,000 vjetësh, tha Ian Hamm, kryetari i fondacionit “Kombet e Parë” dhe pasardhës i fisit Yorta Yorta.

Linda Burney, gruaja e parë aborigjene në Parlamentin Australian, e përshëndeti gjithashtu ndryshimin e himnit, por theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme. “Pika me të vërtetë e rëndësishme do të jetë njohja në kushtetutë,” tha politikania e Partisë së Punës.

Australianët pritet të votojnë në një referendum në vitin 2022 nëse aborigjenët do të konsiderohen në kushtetutë si banorë autoktonë të vendit.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Me kolonizimin e Australisë nga anglezët, vendasit u kthyen në një pakicë të diskriminuar, e shtypur dhe t shfrytëzuar. Prej vitit 1900 deri në vitet 1970 kur ishte në fuqi doktrina politike e “Australisë vetëm për të bardhët” aborigjenët shiheshin si një racë primitive, e dënuar për t’u shfarosur. Vetëm në vitin 1967 atyre ju lejua të merrnin shtetësinë australiane.

Rruga Press

YouTube player