Më shumë se 50 të rrëmbyer janë liruar në Nigeri

user3
0 0

Më shumë se 50 persona, të cilët u kapën javën e kaluar ndërsa udhëtonin me autobus në Nigeri, thuhet se janë liruar.

“Me shumë kënaqësi kam marr pasagjerin e 53-të të autobusëve të rrëmbyer nga banditë të armatosur një javë më parë”, shkroi në Twitter, Abubakar Sani Bello, guvernator i shtetit të Nigerisë.

Mes këtyre 53 pasagjerëve, përfshirë 20 gra dhe nëntë fëmijë, po udhëtonin me një autobus afër fshatit Kundu, kur ndodhi sulmi, njofton Hbl.

Një zëdhënëse e guvernatorit tha se ditët e fundit ishin të ngjeshuar nga “dialogët, konsultat, punë e palodhur dhe netë pa gjumë” që rezultoi në lirimin.

Është e paqartë nëse është paguar ndonjë shpërblim.

Viteve të fundit rrëmbimet janë bërë më të zakonshme në Nigerinë veriperëndimore dhe qendrore.

Javën e kaluar, 42 njerëz, përfshirë 27 studentë, u raportua të jenë rrëmbyer nga një shkollë me konvikt në Kagara, në shtetin e Nigerisë. Ata ende mungojnë.

Rruga Press

Next Post

Ajdini: Mijallkov iku pa dijen, por me ndihmën e shtetit

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët nëpërmes pankartave të ngjitura para Ministrisë së Punëve të Brendshme, me të dhënat e Sasho Mijallkov, i cili tashmë është në arrati dëshiron t’i zgjoj nga “gjumi”, siç thonë ata, të parin e policisë dhe zëvendësin e tij, Oliver Spasovski dhe Nazim Bushin. “Mijallkov […]