ME VIDEO/ Ja pse banorët u ngritën në ‘këmbë’ në Bërxullë, grabitësit bëjnë ‘kërdinë’ në banesa, dyshime se përdorin drogë për të vënë në gjumë familjarët, çfarë filmojnë kamerat e sigurisë

User2
0 0
Shpërndaje

Banorët thonë se janë të detyruar që të qëndrojnë vetë roje, sa kohë që shteti nuk vendos dot rend. “Ka gjë më të keqe se të hysh brenda në shtëpinë, dhe ti gjesh duke vjedhur? Nuk i dihet, mund të përdorin dhe drogë, çfarë nuk bën vaki, janë të gjitha mundësitë e mundshme”, shprehet një qytetar që ka rënë pre i grabitjes.

Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj ka tentuar që të hyjë në fshat gjatë orëve të natës, por është ndaluar nga një postobllok i banorëve, të cilët vëzhgojnë këdo që hyn në fshat.

Sipas banorëve, shkak i këtyre grabitjeve është fakti se fshati ka afër rrugën, që mund të bëjë më të lehtë largimin e tyre nga zona.

Advertisements

Banorët thonë se janë të detyruar që të qëndrojnë vetë roje, sa kohë që shteti nuk vendos dot rend. “Ka gjë më të keqe se të hysh brenda në shtëpinë, dhe ti gjesh duke vjedhur? Nuk i dihet, mund të përdorin dhe drogë, çfarë nuk bën vaki, janë të gjitha mundësitë e mundshme”, shprehet një qytetar që ka rënë pre i grabitjes.

Sapo bie nata, djemtë e fshatit Bërxullë ndalojnë këdo që hyn dhe del në fshat, dhe mes tyre dhe gazetarin e Fax News, i cili detyrohet tiu japë kartën e identifikimit që ta lënë të kalojë.

PJESË NGA BISEDA E GAZETARIT ME BANORËT:

Gazetari: Përshëndetje!

Qytetari: Si kaluat? Ku po shkoni?

Gazetari: Jemi në Bërxullë këtu?

Qytetari: Po! Ku po shkoni?

Gazetari: Kemi punët tona

qytetari: Tek kush shkoni zotëri? Se këtu kanë dalë shumë probleme kohët e fundit!?

Gazetari: Çfarë problemesh kanë dalë?

Qytetari: Kanë vjedhur mor vëlla, na kanë hyrë nëpër shpia, prandaj interesohemi. Tek kush po shkon se i njohim të gjithë këtu?

Gazetari: Ne për vjedhjet kemi dëgjuar dhe për këto po interesohemi!

Qytetari: Kush jeni? policia apo çfarë? Ndonjë mjet identifikimi?!

Gazetari: Po pse duhet të jap mjet identifikimi?

Qytetari: JEmi duke nejt me frikë o burrë, se këtu ka 5 netë që po ndodhin vjedhje, duam të dimë kush jeni!?

Gazetari: Unë jam nisur për punët e mia këtu

Qytetari: Kush je vëlla? Emër, mbiemër? Ku je tu shku ti? Këtu ka kaluar orari policor, s’ka orar policor?!

Gazetari: Unë jam Fatjon Gjinaj dhe ky është Ruxhero Tufa, kolegu dhe bashkëpunëtori im

Qytetari: Po, edhe…? Ça je ti polic apo ça?

Gazetari: Jemi media!

Qytetari: Jeni media?!

Gazetari: Po!

Qytetari: Ndonjë mjet identifikimi?

Advertisements

Gazetari: media të japë mjet identifikimi? Ju lutem njoftoni policinë!

Qytetari: Po si të bësojmë ne ty? Këtu nuk vijnë as policia asgjë?! Ka 5 netë që ndodhin vjedhje

Gazetari: Mund të njoftoni policinë dhe të na identifikojnë ata

Qytetari: Nuk ka shtet o vlla, nuk vjen policia fare, vjen një minut kalon një patrullë dhe ikën direkt

Qytetari: Brenda mundësive… S’ka shtet këtu, s’ka polic, nuk dalin policët fare.

Gazetari: Si nuk dalin policia?!

Qytetari: Nuk del o vlla policia e kena lajmëruar 2-3 herë

Gazetari: Kur nuk del policia, unë të indentifikohem kur s’e kam të nevojshme?!

Qytetari: Kur ndodh vjedhje policia ikën nga këtu o vlla. Vjen bën një xhiro dhe ikën… Nga halli e kemi o vlla, s’e kemi nga qefi

Qytetari: Rrimë flejmë gjumë me qenë, nuk rrijmë gjithë natën rrugve si qen… Në qoftëse keni mundësi….

Gazetari: Zotëri çfarë mund të bëj për ju?

Qytetari: Një mjet identifikimi!

Gazetari: Po të them që jam Fatjon Gjinaj!

Qytetari: Ku mund ta besoj se je Fatjoni ti?! Ku di unë o vlla se kush je ti?! Kështu na vijnë të gjithë, “Fatjoni”…

Gazetari: Në qoftë se nuk beson, mund të njoftosh policinë… Ça insistimi!!!

Qytetari: Ku po shkoni?

Gazetari: Po të thashë, kemi punët tona!

Qytetari: Çfarë punësh keni???

Gazetari: Po lajmëro o zotëri policinë!!!

Qytetari: Policinë e lajmërojmë o vlla i dashur, se na kanë ndodhur probleme. Kupto?! Në qoftë se keni ndonjë dokument që ju jeni gazetar, mund ta shikojmë, t’i bëjmë një fotografi…?!

Gazetari: po çfarë fotografie?!

Qytetari: … Të nesërmen ndodh diçka….

Gazetari: Pse duhet të jap dokument ty? O zotëri?

Qytetari: po ku të besojmë ne ty?

Gazetari: Unë se kam për çështje besimi, unë po të them se jam gazetar.

Qytetari: Po pra, nxirre kartën, të shohim kartën dhe vazhdo

Gazetari: Po sill policinë të vijë këtu!

Qytetari: O vlla, ça policie? Policia vjen 2 minuta, 3 minuta, 5 minuta, 10 minuta…

Gazetari: Ne takuam patrullën aty, na thanë se “ne e kemi nën kontroll Bërxhullën”

Qytetari: Bërxulli ka qenë nën kontroll para shumë vitesh, tani nuk është më nën kontroll…

(Gazetari i jep kartën e identifikimit qytetarit)

Qytetari-shokut: Bëj foto

Gazetari: Po jo foto asaj o zotëri

Qytetari: Hajt se s’po i bëj, s’ka problem

Gazetari: … se është dokument personal, si mund t’i bëni foto?

Advertisements

Qytetari: Ti mund të vahzdosh filmimin vlla i dashur. Ne këtë punë kemi çdo natë tani. Se na kanë hyrë na kanë grabit nëpër shpia. Na kanë dhunuar na kanë degjeneruar fare vlla i dashur, ndaj i bëjmë këto veprime dhe ne

Gazetari: Po si ruani…ruanii…?

Qytetari: Ruajmë vetë rendin, ruajmë vetë familjet tona

Gazetari: Po në qoftë se korrespondon të jetë hajdut…?

Qytetari: Atëherë, siç do të vijë policia tani që e marrim për ju, do vijë edhe për hajdutin!

Gazetari: Sa kohë ka që ndodh kjo gjë?

Qytetari: Po u bë nja një javë, 10 ditë…

Gazetari: Unë isha paradite këtu, por nuk po shoh asnjërin nga hu, me sa po shoh

Qytetari: Kena qenë në punë, jemi të gjithë nëpër punë vlla i dashur

Gazetari: Ka folur ndonjëri prej jush?

Qytetari: Vlla i dashur, punojmë gjithë ditën e natën… rrimë gjithë natën deri në 4-5 zgjuar vlla. Se po na hyjnë në shpi. Nuk dimë gjë, jo më larg se në shtëpinë tonë, ku do shkojnë?!

Gazetari: Mirë atëherë po zbresim. A mund të zbresim? (Qersh)

qytetari: Vlla ne s’kemi armë, asgjë

Gazetari: A doni të na kontrolloni? (Qesh)

Qytetari: Këtu jeni si në shpin tuaj tani!

…..

Gazetari: Ça problemesh keni?

Qytetari: Ça problemesh kemi? Për vjedhjet!

Gazetari: Për vjedhjet kam ardhur

Qytetari: Për vjedhjet?!

Gazetari: Po! Ja ku jemi të loguar tani. Po bravo që i paskeni dalë zot fshatit

Qytetari: Po ça të bëjmë o vlla? Duhet me u rujt. Duhet me nejt me frikë edhe në shtëpinë tonë

Gazetari: Neve na ndaloi një patrullë policie aty, na thanë që fshatin që në fshatin Bërxulle ishin. Ndaluam mbase kundravajtje se po… vinim për këtej, edhe gati sa nuk na u futën në makinë. Thanë ça doni në Bërxullë. Pastaj traguam që po vinim këtu. Na thanë Bërxullin e kemi nën kontroll

qytetari: Jo mor vlla ça… Policia aq sa ka mundësi ka bërë vlla. Nuk është se… ka kaluar për të kaluar… Ka ardhur o vlla, me një patrullë (ata hajdutët), vijnë me targa fallso). ata duhet të rrinë… vijnë nëpër parcela, vijnë në këmbë, nuk vijnë me makinë (hajdutët) që t’i kapin policia.

Gazetari: Unë isha paradite këtu dhe…. nuk di asnjërin nga ju se kam takuar…

Qytetari: Ditën jena në punë o vlla

Gazetari: Kam takuar ca familjarë, ca kshu…

Qytetari: Ditën jemi në punë, tashi në darkë… mos keni naj kamer të fshehtë?

Gazetari: Urdhëro?1

Qytetari: Mos keni naj kamer të fshehtë?!

Gazetari: S’ka kamër të fshehtë jo

Qytetari: Kshu bëni t’gjithë (qesh) Dhe kshu kshu, duhet me u rujt se… targën ua kemi marrë. e marrim vetë policinë (qesh)

Gazetari: Targën e kemi targë pune, nuk e kemi problem fare. Ju s’keni pse e merrni policinë

Qytetari: Në rregull. Këtu kush s’hy o vlla duhet me… duhet me u rujt

Gazetari: sa ditë ka që qëndroni kshu?

qytetari: Kena gjithë javën. Gjithë natën rrimë zgjuar deri në 5 të mëngjesit. Nga ora 9-10 deri në 5 të mgjesit sa lart-poshtë

Gazetari: Çfarë vjedhin këtu përgjithësisht?

Qytetari: Çfarë kanë gjetur. N’shpi mrena. Janë tmerru njerëzit o vlla nëpër shpia. S’flenë robt gjumë se… ça kanë gjet rrugës.

(Bisedë me disa qytetarë të tjerë)

Qytetari: Edhe te shpia aty në lagjen tonë, aty u futën natën. I hodhën një aksion shtëpisë, përmbys, në divane, i vodhën sobën me pianurë, ene kuzhine, frigorifer, lavatriçe s’bëhet fjalë. Ça gjetën aty vodhën. Ça hudhën naj sprite naj gjë. I vunë në gjumë me sa duket. Ata s’kanë dëgjuar asgjë. Kur janë ngrejt mgjes e kanë parë shtëpinë rrëmujë fare, bosh fare

Advertisements

Gazetari: Për dritaresh, për dyersh? Nga hyjnë?

Qytetari: Për dritaresh kanë hyrë. Kanë hapur derën nga brenda e kanë dalë

Gazetari: Çfarë synojnë këta, të marrin sende materiale apo lekë?

Qytetari: Edhe lekë… Ça të dali mo vlla. Ça të dali. S’po pyesin më o vlla ca t’dali! Makina lloj-lloj

Gazetari: edhe makina?!

Qytetari: edhe makina këtu poshtë

Gazetari: Sa copë?!

Qytetari: Kanë marrë nja 2-3 makina. Një furgon, 2 makina të tjera, me mallë brenda. Po vjedhin çdo natë mo, e kanë bërë rutinë. Çdo natë vjedhin. S’po gjejmë qetsi me një fjalë. Ky është i gjithë muhabeti. s’po gjejmë qetsi. Të gjithë roje po rrimë tashi.

Rruga Press

Next Post

BE-ja lehtëson kufizimet për pushimet verore, turistët e vaksinuar plotësisht nuk do u nënshtrohen testeve për koronavirus

ShpërndajeAmbasadorët nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian kanë miratuar një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian, ku thuhet se njerëzit që janë të vaksinuar plotësisht, mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet e BE-së, 14 ditë pasi janë imunizuar kundër sëmundjes COVID-19. Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten […]