Mediat gjermane: Serbia po fsheh vdekjet nga Covid! Gjendja e vërtetë shihet në morgje

User1
0 0
Shpërndaje

Fushata e vaksinimit në Serbi konsiderohet një sukses, por mediat gjermane publikojnë të dhëna shokuese lidhur me vdekjeve nga koronavirusi atje.

Sipas tyre, Beogradi nuk ka treguar shifrën e vërtetë të viktimave. Në filmin dokumentar me titull: “Vaksina për të gjithë” të publikuar në Televizion e Dytë Gjerman ZDF, si dhe në kanalin gjermano-francez Arte thuhet se Serbia ka raporte të ngushta me Rusinë dhe Kinën dhe se Serbia ka porositur vaksina nga mbarë bota.

Por shumëkush refuzon të vaksinohet. Në Serbi ka shumë kundërshtarë të vaksinimit, të cilët përhapin frikë ndaj vaksinave. Ekipi gjerman televiziv që e realizoi tregon se një prej teorive kryesore konspirative është se “të vaksinuarit nuk mund të lindin fëmijë”. Dokumentari tregon se shifrat e vdekshmërisë nga koronavirusi në vend mund të jenë shumë më të larta se ato zyrtare.

Sipas tij, gjendja e vërtetë shihet në morgje, ku çdo ditë mbërrijnë shumë makina me të vdekur, por edhe në varreza, ku bagerët me shpejtësi hapin gropa të reja ku futen të vdekurit nga virusi Corona.“Qindra varreza të freskëta dëshmojnë për dramën për të cilën flitet në qarqet private, por jo edhe në media. Për përmasat e dramës që po zhvillohet në Serbi nuk ka të dhëna zyrtare”,thuhet në këtë film. Për gjendjen në Serbi ka raportuar ndër të tjera edhe Sandra Petrushic, gazetare e revistën NIN, e cila pretendon se në “nivel lokal fshihet diku rreth 60% e të vdekurve nga koronavirusi.

Rruga Press


Next Post

Lëvizjet demografike, uljet e lindjeve, emigracioni dhe plakja e popullsisë, cilat qarqe kanë rënien më të fortë?

ShpërndajePopullsia e qarqeve edhe në vitin 20201 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien e lindjeve, emigracionin e lartë dhe plakjen e popullsisë. Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2021 tregojnë se vetëm dy qarqe të vendit shënuan rritje të popullsisë, krahasuar […]