Lajme

Mehaj rikonfirmon ofertën që të ndërtohet një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-së në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë mbështetjen e plotë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Mehaj gjatë takimit që ka pasur në SHBA me zv.asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooperin, ka ritheksuar ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë.

“Znj.Cooper në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, konfirmoi përkrahjen për Kosovën, si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global, të dëshmuar edhe me rastin e bashkë-zbarkimit në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, si dhe rolin e madh në nivelin rajonal. Nga ana e tij Ministri Mehaj, e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë znj Cooper, për përkrahjen e vazhdueshme dhe partneritetin e shkëlqyeshëm duke i shprehur gatishmërinë maksimale për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, ndërveprueshmërinë ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, duke vënë theksin në ushtrimet e përbashkëta si dhe mundësitë për bashkë-zbarkime të reja në misione të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane. Gjithashtu, Ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal. Ministri Mehaj me znj. Cooper u dakorduan bashkërisht për veprime konkrete sa i përket anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, blerjeve ushtarake përmes FMS (Foreign Military Sale), avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike, si dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu për vrasjet e grave: Që të ketë drejtësi për secilin rast, na duhet punë serioze

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *