KryesoreLajme

Mehaj sërish në vizitë në SHBA

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj do të udhëtojë sërish sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Mehaj thotë se do të marrë pjesë në 10-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowas-s. Ministri Mehaj atje do të takohet me guvernatorin e Iowa-s, Kim Reyndols, si dhe senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa.

“Sot u nisa përsëri në SHBA për një event shumë të veçantë. Këtë fundjavë do të festojmë së bashku në Des Moines, 10 vjetorin e Programin e Partneritetit Shtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Iowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa”, ka treguar Mehaj.

Lexo më shumë  Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Aktivitet festive do të organizohen për të shënuar këtë 10-vjtetor, siç e quan Mehaj të rëndësishme për të dyja vendet. Në këto aktivitetet do të marrë pjesë edhe ministri Mehaj.

Mehaj ka theksuar se partneritet mes dy vendeve në mes dy forcave është storia më e shkëlqyeshme dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e FSK-së.

“Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet. Partneriteti ynë ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është storia më e shkëlqyeshme dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së. Partneriteti ynë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të jetë vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, me partneritet të përjetshëm. Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së. #IoëaSPP #IowaKosovo #10vjMiqësi”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *