Sport

Messi thyen rekordin e Pelesë duke i shënuar tre gola Bolivisë

Futbollisti argjentinas Lionel Messi shënoi tre gola të enjten me përfaqësuesen duke tejkaluar rekordin e Pelesë si golshënuesi më rezultativ me kombëtaret e Amerikës së Jugut.

Në ndeshjen kundër Bolivisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022, Messi i realizoi të tre golat e rezultatit përfundimtar 3-0. Kështu ai shkoi në kuotën e 79 golave të realizuar me Argjentinën në 153 ndeshje.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Legjenda e Brazilit, Pele, e pati mbyllur karrierën në kombëtaren e tij me 77 gola të realizuar në 92 ndeshje.about:blank

Tridhjetekatërvjeçari përjetoi emocione të veçanta pasi në Buenos Aires në stadiumin Monumental, ku ishin të pranishëm 20 mijë spektatorë, prezantoi trofeun e Kupës së Amerikës. Ky ishte trofeu i parë që Messi fitoi me përfaqësuesen.

“E ëndërroja këtë ditë shumë dhe falë Zotit ja ku erdhi,” – shkroi në Instagram Messi teksa postoi një nga fotot që bëri me skuadrën.

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Kolegu i skuadrës së tij te Paris Saint-Germain, Neymar, ka realizuar 69 gola me Brazilin në 113 ndeshje dhe prej faktit se është 29 vjeç, mediat në Brazil i kanë dhënë goxha pritshmëri faktit se ai mund ta thyejë rekordin e Messit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *