BallinaLajme

Meta akuzon Serbinë: Me lojëra synon të shpopullojë Medvegjën nga shqiptarët

Presidenti Meta ka hedhur akuza shumë të forta në drejtim të shtetit serb për atë që konsideroi si një lojë për shpopullimin e zonave të banuara nga shqiptarët.

Gjatë ceremonisë për dekorimin me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” të Muharrem Salihu, Meta tha se duhen shtuar përpjekjet e shtetit shqiptar për t’i mbështetur më tepër bashkëkombësit tanë në Serbi, pasi atje është duke ndodhur një hemorragji kombëtare.

“Zoti Saliu përfaqëson një prirje të kamotshme të kësaj diaspore: lidhjen me trojet amtare, kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në ndihmë të saj. Ky kontribut është një trashëgimi, që ne të dëshmojmë botërisht gjurmët e ekzistencës sonë të hershme kombëtare në Medvegjë, komunën e njohur të Luginës së Preshevës, që sot po mpaket dhe po tkurret, por Muharremi nuk dëshiron ta lejojë këtë. Dhe Muharremi na ka bërë thirrje dhe ne që t’i bashkohemi kësaj ndërmarrje të tij kombëtare.

Lexo më shumë  Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet, disa qytetarë u morën në biseda informative

Unë e kam bërë këtë udhëtim dhe e kam kuptuar Muharremin. Kam kuptuar pse Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale. Inkurajoj krijimin e Këshillit Politik dhe vendosjen e tij në Medvegjë simbolikisht, për të ndalur hemorragjinë e mëtejshme tonë kombëtare atje”, tha Meta.

Vlerësimi për Muharrem Salihun nga Presidenti Meta u dha për shkak të aktivitetit të tij të vazhdueshëm për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Lexo më shumë  Pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Haxholli: Serbia po i mban të bllokuar disa autobusë të Kosovës

Rruga Press

YouTube player