BallinaLajme

Mini-Shengeni një fatkeqësi? Osmani: Kam të njëjtin mendim. Mustafa? Prej kohësh nuk e dëgjoj, jam e zënë

Vjosa Osmani “injoroi” ish-kryetarin e Partisë ku edhe bënte pjesë, duke shtuar se prej kohës nuk i dëgjonte deklaratat e tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për shtyp me homologun Ilir Meta, është shprehur se nesër në takimin me kryeministrin Edi Rama do të diskutojë lidhur nismën e mini-Shengenit. Ajo u shpreh se nisma nuk sjell asnjë përfitim për Shqipërinë apo Kosovën. Ndërsa lidhur me aktualitetin politik në Kosovë, Osmani “injoroi” ish-kryetarin e Partisë ku edhe bënte pjesë, duke shtuar se prej kohës nuk i dëgjonte deklaratat e tij.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Mini-shengeni një fatkeqësi? Nesër do takoheni me Ramën, çfarë do t’i kërkoni? Ka një ngut të Isa Mustafën për të shkuar në zgjedhje, i keni bërë gati listat tuaja?

“Kam akoma të njëjtin qëndrim për mini-shengenin. Do ta përsëris të njëjtën gjë edhe nesër. Kemi shumë argumente. Ai e bindi kryeministrin Hoti. Ne nuk kemi asnjë dokument për këtë iniciativë. Nga fillimi ishte gabim. Nuk kishte gjithëpërfshirje. Nuk është konsultuar Kosova. Mustafa nuk është i interesuar që të shkoj në zgjedhje. Kam kohë që nuk e dëgjoj çfarë thotë sepse jam e zënë duke u marrë me sfida, shumë prej të cilave janë për faj të tij. Sa më parë të mbahen zgjedhjet, aq më mirë. Kurdo që të mbahen, qytetarët do të flasin,”-u shpreh ajo./dosja/

Lexo më shumë  Osmani: Të rizgjohemi si shoqëri, ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet
YouTube player