Minischengeni në veprim/ Zoran Zaev apelon që në zgjedhjet e 25 prillit të votohet për mikun e tij të dashur Edi Rama.

User1
0 0

Shkruan Bekim Qoku

Minischengeni në veprim: Zoran Zaev apelon që në zgjedhjet e 25 prillit të votohet për mikun e tij të dashur Edi Rama. Presim me padurim apelin e njëjtë edhe nga Vuçiqi.

Edhe Edi në fakt ka mbështetur Zoran Zaev, jo direkt, por përmes Ali Ahmetit. Ai ka favorizuar gjithmonë partinë shqiptare që ka qenë sa më e nënshtruar dhe vasale ndaj partive maqedonase, konkretisht partinë e vizionarit, republikanit dhe patriotit Ali Ahmeti.

Ky bashkëpunim i hapur politik midis Zaevit/Aliut dhe Edi Ramës duhet të zbardhë dhe qartësojë edhe qëndrimet e qytetarëve shqiptarë në MV. Ata s’duhet të ushqejnë iluzione se Edi Rama do të interesohet ndonjëherë për ta apo do t’u dalë në mbrojtje si kryeministër i shtetit amë. Ta harrojnë Edin si KM shqiptarë.

Të kujtojmë me këtë rast edhe faktin që Ilir Meta ka përkrahur dhe ka marrë përkrahje nga partia e Gruevskit. Ekponentë të partive respektive kanë marrë pjesë në fushatat zgjedhore të njëra-tjetrës.

Rruga Press


Next Post

Kush ishte shqiptari që u bë mbreti i Moldavisë dhe sundoi për 19 vite

Vasili lindi në vitin 1595, duke qenë një nga 8 fëmijët e Nikollë Koçit.Pas vdekjes së të atit, familja u vendos në Moldavi, ku nisi rrugëtimin ”ujku” shqiptar.Filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, që jetoi gjatë viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhën e sundimit të Vasil Koçit si atë të […]