ArgumentKryesore

Ministri Manja i drejtësisë apo i patronazhistëve “Nuk është faji jonë që nuk keni patronazhistë”

Me një lehtësi shumë të natyrshme, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shprehet në Kuvend se mos pasja e patronazhistëve nga ana e opozitës i ka kushtuar PD-së humbjen.

Fjalët e tij në Kuvend: “Nuk është problemi jonë që ju nuk keni struktura, nuk keni patronazhistë dhe kjo ju kushtoi pushtetin. Patronazhistët tanë janë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale.”

Kjo deklaratë vjen pasi një prej deputetëve të PD-së përmendi rolin e patronazhistëve dhe nxjerrjen e të dhënave që iu bë shqiptarëve.

Lexo më shumë  DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

Për Ministrin e Drejtësisë kjo thyerje nuk përbën problem, por përkundrazi duket që kanë në plan të vazhdojnë me metodat “frika ruan vreshtin” dhe “kontrollo beso”.

Nxjerrja e të dhënave të qytetarëve shqiptarë është thyerje e të drejtave të njeriut, por në vendin tonë ku institucionet janë veç objekte dhe ligji është veç një letër bakalli, Ministri dhe qeveria nuk heqin dorë nga terrori i përgjimit.

Lexo më shumë  Osmani: Kosova ka treguar vazhdimisht vullnet që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel

Shqiptarët kanë mjaftueshëm pasoja nga përndjekja, terrori psikologjik dhe fizik që iu është bërë në kohën e diktatorit Enver Hoxha. Por nostalgjia për t’iu rikthyer asaj kohe duket që sa vjen dhe shtohet.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *