Bota

Modelja influencer e famshme vdes gjatë operacionit plastik

Modelja e famshme ka ndërruar jetë.

Maria Lebedeva, modelja dhe njëkohësisht influencuese e rrjeteve sociale, ka humbur jetën në spital gjatë një operacioni plastik.

31 vjeçarja, kishte kërkuar procedurën e rinoplastikës, me vlerë rreth 5000 dollarë.

Gjatë operacionit në klinikën e njohur ruse, me qëllim për të korrektuar formën e hundës së saj, temperatura e saj u rrit si rezultat i reagimit të ashpër ndaj anestezisë.

Klinika Artibeaut, në Shën Petersburg, njoftoi menjëherë ambulancën kur kuptuan problemet, por pacientja nuk arriti të mbijetonte.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Video e regjistruar e procedurës, po përdoret si provë nga autoritetet, për hetime ndaj neglizhencën mjekësore. Bashkëshorti i modeles u kthye me urgjencë në spital kur mësoi për ngjarjen e rëndë, dhe tashmë po kujdeset për djalin e tyre të vogël.

Drejtori i klinikës, Alexandër Efremov, tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës, e cila ishte kryer nga mjekë me kualifikime të larta. Ai shtoi se vdekja e saj mund të ketë ardhur nga gjendje të caktuara gjenetike.

Lexo më shumë  Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

“Një hetim mjeko-ligjor është duke u kryer, por ne kemi kryer operacionin sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Nëse ka ndodhur ndonjë shkelje do të ishte rasti i parë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *