Moderna do të furnizojë deri në 500 milion vaksina Covax-in

user3
0 0

Moderna do të furnizojë COVAX me  500 milion doza të vaksinës duke filluar në fund të vitit, njoftoi kompania të hënën.

Sipas marrëveshjes, Moderna do të bashkëpunojë me Covax për të furnizuar me 34 milion doza vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021.

Njoftimi erdhi pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH të premten miratoi përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusin për përdorim urgjent.

Kjo do të thotë se vaksina mund të jetë pjesë e nismës COVAX, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për tu shpërndarë në të gjithë botën.

Deri më sot, 3 vaksina kundër koronavirusit kishin miratimin e OBSH-së, Pfizeri, Johnson & Johnson dhe dy versione të vaksinës AstraZeneca.


Next Post

Kundërshtojnë taksën e “COVID-it”, 17 viktima në Kolumbi

Tension i lartë në Kolumbi, ku raportohet se të paktën 17 persona kanë vdekur pas ditë protestash në mbarë vendin. Protestat lindën nga një vendim për rritjen e taksave që ekzekutivi parashikoi për të mbuluar gropën financiare në të cilën ka rënë vendi për shkak të pandemisë. Nga viktimat, 16 […]