“Modifikoni fanellën”! UEFA urdhëron Ukrainën dhe i jep të drejtë pretendimit të Rusisë

User1
0 0
Shpërndaje

UEFA ka detyruar kombëtaren e Ukrainës që ta ndërrojë fanellën për Kampionatin Evropian, “Euro 2020” pas akuzave të ngritura nga Rusia. Në fanellën e Ukrainës, shihet linja e qëndisur të shtetit, ku mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë.

“Pas një analize më të thelluar”, kjo parullë e kënduar gjatë kryengritjes popullore anti-ruse në Maidan në 2014, është “qartë e një natyre politike” dhe “prandaj duhet të tërhiqet në funksion të konkurrencës.”

Advertisements

Rusia i bëri thirrje UEFA-s, e cila të enjten vendosi një modifikim të fanellës së Ukrainës, duke e konsideruar përfundimisht përmendjen “Lavdi heronjve tanë” si “politike”.

Rusia ka thënë se është kënaqur nga ky vendim. “Bëhuni heronj sportivë dhe do të keni lavdinë, dhe jo me parulla nacionaliste”, tha zëdhënësia e diplomacisë ruse Maria Zakharova, duke reaguar në Telegram ndaj vendimit të trupit evropian.

Rruga Press

Next Post

Del sot para gjykatës i riu që goditi me shuplakë presidentin francez Macron

Shpërndaje Tarel e kishte pranuar goditjen e Macron ndërsa presidenti ishte në një vizitë në një kolegj trajnimi profesional, por u tha hetuesve se nuk ishte i paramenduar, tha prokurori lokal, Alex Perrin në një deklaratë.  Damien Tarel, një fans i arteve marciale mesjetare që goditi Presidentin francez, Emmanuel Macron […]