Sport

Sporti dhe politika/ Moldavia nuk i jep vizë futbollistit nga Kosova të luajë në Champions, Dinamo Zagreb çon çështjen në UEFA

Ndonëse disa vende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, sportistët nga Kosova kanë marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare.

Por së fundmi është një rast që ka bërë bujë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, nuk mund të udhëtojë me ekipin e tij Dinamo Zagreb për ndeshjen kundër Sheriff Tiraspol, në kuadër të play-off të Champions League më 25 gusht.

Moldavia ia ka refuzuar vizën.

Sulmuesi 22 vjeçar është dukur i mërzitur nga kjo.

Klubi kroat i është drejtuar UEFA-s për ndihmë, teksa organizmi i futbollit evropian është duke bërë përpjekje për ta bindur Moldavinë.

Sheriff Tiraspol ka shprehur keqardhje, por nuk ndërhyn dot në organet shtetërore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *