Bota

Mosmarrëveshjet për detin, refuzohet njohja e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kenia dhe Somalia janë duke provokuar një precedent me pasoja lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit.

Së fundmi, gjykata ka dhënë mendimin e vet për një ankesë të vitit 2014 nga Somalia për një zonë të diskutuar detare në Oqeanin Indian e cila është administruar tradicionalisht nga Kenia dhe mendohet se ka pasuri të hidrokarbureve.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Pas vendimit presidenti kenian, Uhuru Kenyatta ka refuzuar zbatimin e tij duke cilësuar se gjykata ka shqyrtuar një çështje jashtë juridiksionit pasi në mungesë të një kufiri ajo ka vijëzuar një të tillë. Duket se në këtë rast nuk kemi me arbitrazh por me gjykim që po refuzohet. Sipërfaqja në diskutim është 100 mijë km2 dhe pretendohet nga të dyja palët.

Situata na sjell ndërmend problemin tonë me Greqinë në detin Jon dhe ky precedent nuk përjashtohet që të ndiqet nga të tjera në një botë që jo vetëm po konteston rendin ndërkombëtër, por po vë në pikëpyetje institucionet e tij./res/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *