BallinaBota

Mutacioni ”britanik”, Shapo: Virusi i ”mençur”, mund të ketë kaluar edhe në vende të tjera

Mutacioni “britanik“ nuk ka habitur shumë Laidon Shapon, ekspertin e shëndetësisë në Londër. ”Mutacionet në viruset me ADN dhe RNA janë normale.

Mutacioni në Britani nuk është i papritur dhe nuk ka lidhje me vaksinimin. Mutacioni është kapur fillimisht në Kent, gjatë muajit nëntor, dhe tashmë është shpërndarë në të gjithë ishullin”, thotë ai për A2.

Sipas tij, kemi të bëjmë me një variant më të sofistikuar se ai i marsit, deri në 70% më i transmetueshëm, jemi përballë një lëvizje të “mençur” të virusit, që ndryshon fytyrë për të mbijetuar.

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Vendet e BE-së, por tashmë dhe Shqipëria, po marrin masa kufizuese të fluturimeve nga Britania e Madhe, por për Shapon, “nuk garantohet që mutacioni nuk është shpërndarë, kështu që vendet do të bënin mirë të gjurmonin dhe kryenin sekuencat gjenetike për të kuptuar se ku janë”.

Rruga Press

YouTube player