Lajme

Ndërtimi i HEC-it në Madhesh të Matit, banorët protestë para Bashkisë: Është firma e kryetarit, ia ka kaluar vëllait. Do të na vrasë, por se s’do e lejojmë…

Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Matit Agron Malaj, duke pretenduar se pas ndërtimit të HEC-it qëndron vetë ai për përfitime personale.

Këtë të hënë banorët e Madheshit në Mat kanë protestuar para Bashkisë së Matit, kundër ndërtimit të një HEC-i në zonën e tyre. Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Matit Agron Malaj, duke pretenduar se pas ndërtimit të HEC-it qëndron vetë ai për përfitime personale.

Lexo më shumë  Kosova merr Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias

Sipas tyre, firma e kryetarit të Bashkisë, e regjistruar në emrin e të vëllait do të ndërtojë në lumë, që sipas tyre është i vetmja mundësi për të jetuar. Ndërsa kanë paralajmëruar se do të mbrojnë me çdo kusht kauzën e tyre, duke paralajmëruar përplasje edhe në Gjykatë.

Kryetari i Bashkisë kërkon të na heqë ujin dhe të na vrasi. Ne do ta mbrojmë në çdo kusht dhe çdo lloj forme. Do të vijë dhe dita e gjykimit për ty. Ke ardhur në Bashki për të na vrarë, po ne nuk do ta lejojmë. Ujin po na e merr kryetari i Bashkisë “ARM Albania”, Agron Rauf Malaj. I jam drejtuar persnalisht, e ka ndërruar emrin e firmës, e ka vendosur në emrin e të vëllait,”-tha një prej protestuesëve./dosja/

Lexo më shumë  Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *