Lajme

Në 2017 numri i votuesve ishte më i lartë se në këto zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00, kanë votuar 152 mijë votues apo 8.2% prej 1 milion e 885 mijë e 448 e qytetarëve që kanë të drejtë vote.

Ndërkaq në të njëjtën kohë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, sipas KQZ-së kishin votuar 10.34% e votuesve apo 195 mijë e 473 votues.

Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.

Lexo më shumë  Gërvalla me një vendim ndalon punësimin e familjarëve të ngushtë të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD

Këto janë zgjedhjet e shtata për kuvendet komunale dhe të pestat për kryetarë të komunave.

Vendvotimet hapen në ora 7:00 dhe mbyllen në ora 19:00.

Numri i qendrave të votimit në gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2,477 vendvotime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *