Bota

Në borxh me planetin ku jetojmë

Mijëra shkencëtarë përsërisin apelin për veprime urgjente për të trajtuar emergjencat klimatike, duke paralajmëruar se disa pika kthese tani janë të pashmangshme.

Studiuesit, pjesë e një grupi prej më shumë se 14 000 shkencëtarësh që kanë nënshkruar një iniciativë për shpalljen e një emergjence klimatike në mbarë botën, shprehen në një artikull të botuar në revistën “BioScience” se qeveritë kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme në adresimin e “mbishfrytëzimit të Tokës”, të cilën ata e përshkruajnë si shkakun kryesor të krizës.

Krahasuar me vitin 2019, kur u bë për herë të fundit një vlerësim i ngjashëm, shkencëtarët konstatojnë një “rritje të paparë” të katastrofave natyrore të lidhura me klimën, përfshirë përmbytjet në Amerikën e Jugut dhe Azinë Juglindore, valët shkatërruese të të nxehtit, zjarret në Australi dhe SHBA dhe ciklonet shkatërruese në Afrikë dhe Azinë Jugore.

Për studimin, shkencëtarët u mbështetën në “shenja jetësore” për të matur shëndetin e planetit, duke përfshirë shpyllëzimet, emetimet e gazeve serë, trashësinë e akullnajave, shtrirjen e tyre dhe shpyllëzimet. Nga 31 shenja, ata zbuluan se 18 shënojnë rekorde të larta ose të ulëta.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut do të eksportojë raketa në Rusi

Për shembull, pavarësisht një rënieje të ndotjes të lidhur me pandeminë COVID-19, nivelet e CO2 atmosferik dhe metanit arritën maksimumin e të gjitha kohërave në 2021.

Groenlanda dhe Antarktida kohët e fundit regjistruan nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave sa i takon masës së akullit dhe akullnajat po shkrihen 31 për qind më shpejt se sa 15 vjet më parë.

Nxehtësia në oqeane dhe dete ka shënuar rekord të ri që nga viti 2019, ndërsa shkalla e humbjeve vjetore të Amazonës braziliane arriti maksimumin e 12 viteve të fundit në 2020.

Duke i bërë jehonë hulumtimit të mëparshëm, studiuesit thanë se degradimi i pyjeve i lidhur me zjarrin, thatësirën dhe prerjet po bën që pjesë të Amazonës braziliane të kthehen tani në një burim karboni, në vend që ta thithin këtë gaz që lëshohet në atmosferë.

Raporti u publikua të mërkurën, një ditë para asaj që bota e njeh si dita kur njeriu i ka ezauruar të gjitha burimet natyrore të planetit për këtë vit.

Lexo më shumë  Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Dita e Mbishfrytëzimit të Tokës (Earth Overshoot Day) këtë vit u shënua më 29 korrik, ndërsa një vit më parë ishte më 22 gusht, një shtyrje kjo e ndikuar nga pandemia. Për të kuptuar ndikimin shkatërrues që ka qytetërtimi modern të planet mjafton të kujtojmë se në vitin 1970, kjo ditë ra në 29 dhjetor.

Për këtë arsye, planeti, siç ka ndodhur në dekadat e fundit, nga nesër (30 korrik) hyn në borxh për burimet e vitit pasardhës, duke demonstruar se po e shfrytëzon tej mase.

Ne të gjithë, individë dhe komunitete, jetojmë sikur të kishim në dispozicion pak më shumë se një Tokë e gjysmë, kujton organizata amerikane, Global Footprint Netëork. Ndër shkaqet kryesore janë rritja e gjurmës ekologjike (e cila llogarit sa dhe çfarë burimesh konsumon secili) dhe shpyllëzimi. Sipas disa vlerësimeve, për ta shtyrë këtë date duhet një përgjysmim i emetimeve globale të karbonit./res/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *