Në Itali ndërruan jetë 746 mijë persona në vitin 2020, 18% më shumë se në vitin 2019

user3
0 0

“TGcom”, duke u bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave në Itali, ka raportuar se në vitin 2020 në këtë shtet kanë ndërruar jetë 746 mijë persona, një shifër 18% më e lartë se në vitin 2019.

Sipas medias italiane, një ndikim të rëndësishëm në këto shifrave kanë pasur edhe vdekjet nga koronavirusi, ku deri tani, në një periudhë gati 16-mujore, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 më shumë se 121 mijë persona.

Pavarësisht numrit tejet të lartë të vdekjeve, sërish mosha mesatare nuk ka pasur rënie, madje është rritur.

Në vitin 2019, mosha mesatare në Itali ka qenë 45,7 vjet, ndërsa ka shkuar në 46 vjeç në 2020. Këto shifra kanë ardhur si pasojë e uljes me 30% të lindjeve.


Next Post

I infektuar me COVID-19, aktori Guljelm Radoja sillet në Tiranë, përfundon në intubim

Rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur shqiptar, Guljem Radoja. Ky i fundit, ishte shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, është sjellë me urgjencë në spitalin COVID-2, ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se aktori, i cili prej një muaji përballet me pandeminë, është në intubim. Pasojat që […]