Bota

Në prag të zgjedhjeve në Rusi, Levada Center: Bie përkrahja për Vladimir Putinin

Kur kanë mbetur më pak se tre javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Rusi, popullariteti i presidentit aktual Vladimir Putin ka rënë.

Kështu thuhet në sondazhin më të ri të Qendrës së Pavarur ruse “Levada Center”, duke shtuar se është rezultati më i keq që nga muaji maj i vitit të kaluar.

Sipas “Levada Center“, përkrahja e Putinit në gusht ka rënë në 61 për qind kundrejt 66 për qind që ishte në muajin qershor.

“Vlerësimi për përkrahjen e presidentit rus Vladimir Putin në dy muajt e fundit ka pësuar rënie, duke ra nga 66 për qind që ishte në muajin qershor në 61 për qind në muajin gusht. 37 për qind e qytetarëve rusë e kundërshtojnë zgjedhjen e tij”, thuhet në sondazh.

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Ditë më parë, po e njëjta organizatë ka thënë se vetëm 27 për qind e rusëve janë të gatshëm ta votojnë partinë “Rusia e Bashkuar” që drejtohet nga Putin.

Mediet ndërkombëtare thonë se zgjedhjet e 19 shtatorit shihen si një përpjekje e Putinit për ta vazhduar sundimin e tij, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen më 2024.

Udhëheqësi 68-vjeçar rus, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, vitin e kaluar ka bërë disa ndryshime kushtetuese, që lejojnë atë ta mbaj pushtetin deri në vitin 2036.

Derisa afrohen zgjedhjet, përkrahësit e opozitës ruse, mediet e pavarura dhe aktivistët e të drejtave të njeriut përballen me presion të shtuar të qeverisë, i atribuuar nga dëshira e Kremlinit që të siguroj se “Rusia e Bashkuar” duhet të ruajë pozicionet e saj dominuese në Duma.

Fraksioni i “Rusia e Bashkuar” aktualisht mban 334 vende nga 450 sa ka parlamenti.

Lexo më shumë  Ukraina paralajmëron për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Ekipi i Navalnyt është përballur me një përndjekje intensive nga Kremlini. Ndërsa, Navalny po mbahet në burg, Fondacioni i tij për Luftën kundër Korrupsionit dhe një rrjet organizatave janë klasifikuar ekstremiste. Ky përcaktim ua ka pamundësuar personave të lidhur me grupet të kërkojnë poste publike, duke i ekspozuar ata me burgime afatgjate.

Kremlini ka shpallur gjithashtu një numër të medieve të pavarura dhe gazetarëve si “agjentë të huaj”, një etiketim që nënkupton kontroll shtesë të qeverisë, duke i diskredituar ata.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *