Në Serbi lidhja e shtetit me krimin vështirë të shkëputet

User1
0 0

Nën Partinë Progresive të Aleksandër Vuçiq, distanca ndërmjet shtetit dhe krimit të organizuar po mjegullohet nga dita në ditë, duke ngritur pyetjen: a është Serbia shtet mafioz?

Shkruan Sasa Dragojlo, BIRN, Serbi / Përkthyer nga Rruga Press

Sipas përkufizimit të sociologut hungarez Balint Magyar mbi ‘shtetin mafioz’, ai thotë që “Shteti në vetvete, maja e tij, punon si një organizatë kriminale.”

Fraza u përdor për Malin e Zi në vitet 1990-të, kur kontrabanda e cigareve, atëbotë e sanksionuar nga shteti, siguronte mbijetesën financiare gjatë luftës dhe kur sanksionet nga Jugosllavia u rrëzuan.

Në vitin 2012, gazetari nga Venezuela Moises Naim shkruante në Foreign Affairs se nëse zyrtarët e vjetër të qeverisë në shtetin mafioz ‘bëhen konkretisht lojtarët integral, nëse jo liderët, e ndërmarrjes kriminale atëherë, sipas ekspertëve, zbulimet e viteve të fundit tregojnë se Serbia gjithashtu i përgjigjet këtij përkufizimi.

Provat janë tmerruese – që nga përfshirja e zyrtarëve të shërbimit të sigurisë në prodhimin në nivel industrial të marihuanës dhe lidhjet e dokumentuara ndërmjet partisë në pushtet dhe një bandë kriminale të akuzuar për vrasje dhe trafikim droge, tek mbrojtja shtetërore e një biznesmeni famëkeq të akuzuar si porositës i vrasjes së një politikani të spikatur.

“Të gjitha këto prova tregojnë se Serbia është me të vërtetë një shtet mafioz, ku linja ndarëse ndërmjesht shtetit dhe krimit të organizuar nuk është e qartë”, thotë Bojan Elek, një kërkues në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë.

Trupëroja private, të afët me bandën kriminale Janjicari, u punësuan për inagurimin e Presidentit Aleksandër Vuçiq në Maj të vitit 2017. U kapën në kamera duke shoqëruar dhunshëm gazetarët. Foto: Aleksandër Baclija

Serbia e ka mjegulluar këtë linjë ndarëse edhe më parë.

Pasi Jugosllavia u rrënua në luftë, autoritetet serbe nën Millosheviqin u ndërthuren thellësisht me banditë rruge dhe kriminelë lufte, duke ngritur në fuqi banda me lidhje politike, dhe krijuan një klimë pandëshkueshmërie që krijoi terrenin për vrasjen e kryeministrit të parë pas Millosheviqit, Zoran Gjingjiq, në vitin 2003.

Rruga Press


Next Post

Verifikimi i pakove me vota nga mërgata do të marrë disa ditë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Shërbimi Votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon të bëjë vlerësimin e pakove me fletëvotime, proces ky që do të marrë disa ditë kohë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se në fund të këtij procesi […]