BallinaLajme

‘Nënë më ç’burrëruan në pyll’/ Skandali me të miturin në Shkodër, nëna nga studio e ‘Pa Gjurmë’: Abuzoi tre vite, sot nuk di ku kam djalin

U abuzua seksualisht në moshën 17-vjecare, nëna në kërkim të të birit  të arratisur. 

11 vite më parë adoleshenti nga Shkodra Arlen Alcani  u përndoq nga gruaja me iniciale R.A, dhe ra pre e abuzimit pasi kjo e fundit kishte konflikte të vazhdueshme me familjen e djalit. Historia tronditëse u denoncua  në ’Pa gjurmë’ nga nëna e 28-vjecarit, Zenepe Alcani, e cila kërkoi gjurmët e djalit dhe  mbrojtje pasi ndjehen ende të kërcënuar prej fqinjës. Zenepja rrëfen së gjithcka ka nisur që në moshën kur  Alen Alcani ishte vetwm 12 vjec, kohë në të cilën dikush nisi ta përndiqte me makinë teksa shkonte për në shkollë. 


Djali erdhi në shtëpi shumë i trembur, dhe filloi tëna tregonte duke qarë se dikush e kishte ndjekur me makinë. Kjo ishte hera e parë që djali na tregonte se cfare kishte ndodhur, kjo përndjekje vzhdoi pa pushim duke u kthyer në dhunë e presion psikologjik për djalin, deri në  momëntin që ai tentoi të vetvritej

Pas këtyre ngjarjeve të ndodhura në vinin nga fqinja e tyre, konflikt i cili kishte nisur nga një godinë që familja e Alcani e kishte fituar me vendim gjykate, gjë e cila nuk ishte pranuar familjen Alcani prindërit bëjnë denoncim në policinë e Shkodrës, por nuk morën kurrë mbrojtje. Në kohën kur dukej se situta po qetësohej, Arleni nisi punë si kamarier në një bar-kafe, po në të njëjtin qytet në vitin 2006.


Sapo djali nisi punë si kamarier,  atë nisën prap ta dhunonin barbarisht. Djali kthehej në shtëpi i gjakosur cdo mbrëmje pas pune, ishte një dhunë sistematike dhe na u shkatërrua jeta

Sipas nënës, të gjitha këto fatkeqësi në jetën e tyre nga fqinja.


Në vitin 2012, Aleni merr vendimin të niset drejt Gjermanisë për të kërkuar azil, por sapo mbërrin atje përfundon në rrugë, duke bërë jetën e një endacaku.2 vite më pas drejt Gjermanisë nisem vetë me djalin e vogël me të cilin na dhunuan rëndë para se të niseshim, por me të mbërritur atje, me ndihmën e disa emigrantëve shqiptarë, fatmirsisht e gjeta djalin në kushte mbijetese dhe u rikthyem në Shqipëri.


Me bashkimin e familjes  në Shqipëri, situata ishte përkeqësuar, pasi dhuna dhe kërcënimet vazhdonin për të gjithë familjen.


Nuk kemi gjetur qetësi, dhuna ka qënë pjesë e pandashme e jona nga persona të panjohur deri ën vitin 2017, kur Aleni  u largua në drejtim të paditur dhe më frik më porositi që të mos shkoja në polici pasi dikush e kercënonte me jetë. Tani dua të gjej djalin dhe dua të di ku ndodhet, pasi ka 1 muaj që skam folur me djalin. Ne jemi diskriminuar dhe policin e e kemi kundër dhe na është shkatërruar jeta

Me njërin djalë të arratisur, e me një tjetër në gjendje depresive, Zenepe Alcani bën thirrje për ndihmë. E mbetur e vetme në udhëkryq, edhe bashkëshorti i saj ndjehet i pafuqishëm. Ajo mbërrin në studion e emisionit ’’Pa Gjurmë”, në kërkim të drejtësisë.

Lexo më shumë  Drejtuesi i programit televiziv italian: Vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë janë ankuar për investigimet ndaj tyre
YouTube player
YouTube player