KryesoreLajme

‘Nëse hoxhallarët do të këndonin kangë për kthimin e ushtrisë Otomane në Beograd, të nesërmen do të mblidhej Këshilli i Sigurimit të KB-së në Nju-Jork”

Gjatë ditës se djeshme, në Manastrin e Cetinjës, dikur kryeqendër e malazezve, është zhvilluar ceremonia e shugurimit të mitrolitit serb, Joanikije, ceremoni kjo e cila u shoqërua nën tingujt e këngëve me përmbajte të kulluar naconal-shoveniste serbe, transmeton Kosova Post.

“Kad se vojska na Kosovo vrati…”! (Kur ushtria në Kosovë të kthehet…), ishte kënga që dje kumbonte, nga priftërinjtë dhe vet peshkopi Joanikije.

Përkitazi me këtë, aktivisti bashkëpunëtor i dikurshëm i krenarisë kombëtare Adem Demaçi, përkatësisht publicisti dhe aktualisht, drejtuesi qendrës së Lëvizjes së Vetëvendosjes në Britaninë e Madhe, Agim Morina, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook, duke thënë se nëse hoxhallarët do të këndonin këngë për kthimin e ushtrisë së Perandorisë Otomane në Beograd, të nesërmen do të mblidhej Këshilli i Sigurimit të KB-së në Nju-Jork.

Më tej sipas Morinës, është e qartë së këngë “me përmabje të tilla fashiste”, ku bëhet thirrje për kthimin e ushtrisë kriminale serbe në Kosovë nuk po i bëjnë përshtypje as Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lexo më shumë  Kurti: Lirohen katër policët e mbajtur peng në Serbi, Jankoviq ende jo

“Qysh po shihet, thirrja për kthimin në Kosovë të një ushtrie kriminale serbe që shkaktoi katër lufta dhe bani gjenocid në Srebrenicë e Kosovë, jo ma larg se para njëzet e kusur vjetësh, nuk po i ban përshtypje kurrkujt. As Edi Ramës”,  ka shkruar Morina.

Kujtojmë se, një ditë më parë shumë qytetarë malazezë u mblodhën për të protestuar në kundërshti të shugurimit të mitropolitit serb në Cetinje duke kërkuar largimin e ndikimit serbë nga shteti i Mali të Zi.

Ky është reagimi i plotë i Morinës:

Nëse hoxhallarët do të këndonin kangë për kthimin e ushtrisë së Perandorisë Otomane në Beograd, të nesërmen do të mblidhej Këshilli i Sigurimit të KB-së në Nju-Jork, zyrtarë proserbë të Bashkimit Europian i kishit dëgju tue u ngutë me dalë në konferenca shtypi për “shqetësimin e arsyeshëm” dhe “përkrahjen e parezervë ndaj Serbisë”, zyrtarë rusë tue thanë se ky paraqet “kërcënim të hapun” për paqen në Ballkan dhe Edi Ramën që kish me thanë se kjo sjellje asht në kundërshtim me “Open Balkan”-in. E Vučićit nuk i kish ardhë as rendi me folë.

Lexo më shumë  Tritan Shehu për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: I hap rrugë njohjes së gjenocidit

Qysh po shihet, thirrja për kthimin në Kosovë të një ushtrie kriminale serbe që shkaktoi katër lufta dhe bani gjenocid në Srebrenicë e Kosovë, jo ma larg se para njëzet e kusur vjetësh, nuk po i ban përshtypje kurrkujt. As Edi Ramës.

Me e ndjekë këtë muhabet me argumente ushtarake, qysh po e lyp logjika klerofashiste serbe, turqit kishin me pasë ma shumë të drejtë me u kthy në Beograd, sesa pushteti serb në Kosovë. Beogradi ka qenë nën pushtimin otoman 346 vite (1521-1867), ndërsa Kosova, – sipas Noel Malcolmit, – ka qenë rreth 250 vite nën pushtimin serb. Pra, rreth një shekull ma pak. /kososvapost/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *