BotaKryesore

Nga sot, ndalohet mohimi i gjenocidit në Bosnje

Në Bosnje e Hercegovinë, mohimi i gjenocidit dhe lavdërimi i kriminelëve të luftës ndalohen nga sot.

Kjo, pasi plotësimet në Kodin Penal të Bosnjes, që u bënë nga përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar, Valentin Inzko, dhe që dënojnë mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, hynë në fuqi.

Një ditë më herët, ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Bosnjës.

Për shkelësit e Kodit Penal, këto ndryshime parashikojnë tani dënime me burg prej tre muajsh deri në pesë vjet.

Lexo më shumë  Qeveria voton marrëveshjen ndërkombëtare prej 25 milionë euro, dedikohen për ndërtimin e banesave sociale

Vendimi i Inzkos për plotësimet, i publikuar më 23 korrik, nxiti reagime të ashpra nga Republika Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe në Bosnje.

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili vjen nga ky entitet, paralajmëroi se Bosnja mund të shpërbëhet dhe nisi një peticion për mospranimin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Dodik mohoi se në Srebrenicë të Bosnjës ka pasur gjenocid.

Lexo më shumë  Zulfaj për bllokimin e qytetarëve në Serbi: Putini i vogël s’mund ta përballojë suksesin e Kosovës

Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Përfaqësues të Republika Sërpskës nisën të martën bojkotimin e institucioneve qendrore të Bosnjës, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal. /Rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *