Nis sot nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe 21″, marrin pjesë 28 mijë trupa

user3
0 0

Nis sot nga Durrësi stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende.

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Kritike për këtë ndërrmarrje është strategjia e rreptë për parandalimin e COVID-it dhe ajo e mjekimit, e zbatuar nga SHBA-ja dhe vendet pjesëmarrëse. Stërvitje si “Europe Defender 21“, dëshmojnë që përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s është maksimal dhe se aleatët dhe partnerët e NATO-s qëndrojnë të fortë së bashku.


Next Post

Tani tërmetin e paralajmëron Google

Një sistem i aftë të zbulojë menjëherë një lëkundje sizmike dhe të lëshojë një paralajmërim për popullatën, “duke i dhënë” disa sekonda që mund të jenë fatlume për t’u siguruar. Është ky projekti ambicioz i njoftuar së fundmi nga Google, për të cilin komuniteti shkencor po diskuton mbi efektivitetin e […]