Bota

Një grua për herë të parë në një kartëmonedhë rumune

Banka Kombëtare Rumune ka nxjerrë në treg kartëmonedhën e parë ku në sfond është një personalitet grua.

Ecaterina Teodoroiu është në sfondin e kartëmonedhës së parë me kurs ligjor në Rumani. Kjo i përgjigjet interesit legjitim publik, i cili është mbështetur kryesisht nga shoqëria, dhe ndihmon në forcimin e barazisë gjinore dhe rolit kryesor të personaliteteve të gjinisë femërore në historinë dhe shoqërinë rumune.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit
Oficerja e parë grua në ushtrinë rumune Ecaterina Teodoroiu. Foto: Wikimedia Commons

Ecaterina Teodoroiu ishte oficerja e parë grua në Ushtrinë Rumune. Ajo luftoi dhe vdiq në Luftën e Parë Botërore, në betejën Marasesti (qarku Vrancea). Në historiografinë rumune, Ecaterina Teodoroiu vendoset në kontekstin e përvojës gjinore të Luftës së Madhe në Frontin Lindor, në të njëjtin piedestal me Mbretëreshën Maria të Rumanisë.

Teodoroiu fillimisht kishte punuar si infermiere, por më pas vendosi të bëhej ushtare e vijës së parë, pasi përjetoi thellësisht patriotizmin e të plagosurve dhe vdekjen e vëllait të saj Nicolae (Rreshter në Ushtrinë Rumune).

Lexo më shumë  Britania dhe SHBA-ja shpallin sanksione ndaj Iranit

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *