Bota

“Një ‘lumë’ foshnjesh dilnin prej meje”, 26-vjeçarja në Marok tregon momentet e vështira kur lindi 9 bebe: Mund të kisha vdekur, ndihem akoma e pafuqishme

Ngjarja e pazakontë në Marok ku një grua lindi 9 foshnje, 4 djem dhe 5 vajza, është dëshmuar për DailyMail nga vetë ajo. Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga lindja e tyre nëna e foshnjeve Halima Cisse, akoma nuk e ka marrë veten.

26-vjeçarja ka rrezikuar jetën e saj gjatë lindjes për shkak të humbjes së madhe të gjakut. Mjekët thanë se vetëm barku i saj peshonte 30-kilogramë bashkë me foshnjat dhe lëngun amniotik. Halima ndihet akoma e lodhur nga lindja dhe qëndron gjithë ditën në krevat duke parë televizor e duke fjetur, ndërkohë që foshnjat e saj dy kate më poshtë në spital, janë vazhdimisht nën kujdesin e infermierëve. Ato pritet të qëndrojnë edhe dy muaj të tjerë në spital. 

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

Ajo ka treguar se deri në momentin që lindi nuk e dinte që kishte 9 bebe në bark, ishte në dijeni vetëm për shtatë prej tyre. Lindja ishte bërë me prerje cezariane dhe foshnjet ishin të gjitha të shëndetshme dhe peshonin deri në 500 gramë. 26-vjeçarja tha për median se foshnjet e saj pinin rreth gjashtë litra qumësht në ditë pasi qumështi i gjirit ishte mbaruar një muaj pas lindjes dhe ndërron rreth 100 pelëna në ditë, çdo dy orë. Fatmirësisht për shpenzimet, të cilat nga fillimi deri më tani i kanë kaluar 1 milion dollarë, po kujdeset qeveria dhe ajo është shumë mirenjohëse për këtë gjë.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Në momentin e lindjes Halima shoqërohej vetëm nga motra e saj e cila e ka mbështetur dhe i ka qëndruar pranë në ccdo moment. Bashkëshorti i saj fatkeqësisht nuk ka mundur të udhëtojë për shkak të rregullave anti-Covid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *