Një tjetër kriptomonedhë sfidon bitcoinin, i rritet vlera në shifra rekorde

user3
0 0

Ethereum është një tjetër kriptomonedhë ose monedhë virtuale, rival i bitcoinit. Vlera e ethereumit ka arritur në 3 mijë dollarë, katërfish më e madhe në krahasim me vitin e kaluar.

Investitorët thonë se kjo monedhë virtuale do të rritet akoma më shumë dhe do të jetë një ndër kriptomonedhat kryesore në sistemin financiar.

Aktualisht Ethereum është shndërruar në monedhën e dytë virtuale më të fuqishme, duke u renditur pas Bitcoin, vlera e së cilës është rreth 60 mijë dollarë.

Një analist ka thënë për The Sun se Ethereum mund të kapë shifrën e 5 mijë Dollarëve brenda një kohe shumë të shkurtër.

Vlera e kësaj kriptomonedhe është rritur me më shumë se 1300 përqind në më pak se 1 vit, dhe aktualisht po tejkalon Bitcoinin sa i përket rritjes së përqindjes.


Next Post

Krim, polici, para, Rilindje = 77 deputetë

Në një nga raportet e fundit të GRECO (Grupimi i Shteteve kundër Korrupsionit), i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, ngrihej alarmi i politizimit të skajshëm të Policisë së Shtetit. Ndoshta ky fakt nuk kuptohej shumë qartë te dhuna, gazi e zelli jo proporcional që ushtronte sistematikisht policia e udhëhequr […]