Sport

Një tjetër shqiptar në Bundesligë, debuton me Frankfurtin

Shtatgjatë dhe vetëm 20-vjeçar, Diant Ramaj me prejardhje nga Kosova ka debutuar të dielën për Eintracht Frankfurt në barazimin 1 me 1 kundër Ausburg.

Portieri 20-vjeçar i bashkohet listës së futbollistëve shqiptarë që lanë gjurmë dhe pritet të lënë gjurmë në Ligën Gjermane të Futbollit (Bundesliga).

Pos Ramajt, një tjetër futbollist shqiptar bëri debutim vitin e kaluar, në skuadrën tjetër gjermane Hoffeinhem.

Lexo më shumë  Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Ramaj u paraqit për 90-të minuta të plota në ndeshjen e ditës së djeshme.

Ramaj është i gjatë 1.89 cm. Ai u transferua në Frankfurt në korrik të vitit 2021, ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Gjatë karrierës së tij, Ramaj ishte pjesë edhe e Heidenheim, Kickers, si dhe Stuttgard.

Ramaj ka lujtuar edhe për Kombëtaren e Gjermanisë në grupmoshat U18, U19, dhe U20.

Lexo më shumë  Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putini e ka hedhur Serbinë nën autobus

Rruga Press

YouTube player