Nxjerrja e të dhënave personale/ SPAK “zbarkon” në zyrat e “Lapsi.al”, do sekuestrohet serveri i “patronazhit”

user3
0 0

SPAK po bën verifikime lidhur me pretendimet për nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve nga portali e-Albania për qëllime elektorale nga PS.

Hetimi nisi pasi portali “Lapsi.al” publikoi emrat e disa figurave publike, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve pretendohet se kanë përfunduar në kompjuterët e Partisë Socialiste. Sipas portalit bëhet fjalë për të dhëna konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës, nga mosha 19 deri në moshën 99 vjeç.

Dokumenti përmbanin të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës, dhe përmes një sistemi “patronazhi” krijohen ide paraprake mbi votën.

Kreu i SPAK Arben Kraja në një prononcim të shkurtër për mediat sot deklaroi se: “Kanë filluar verifikimet dhe shumë shpejt do të keni përgjigje”. Ndërkaq PD në një deklaratë për mediat tha se: “Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale”./Panorama

Next Post

VIDEO/Me votë do shporrim këto modele të dhunshme, ku policit i jepet liria të godasë deputetin e ardhshëm të Lezhes

Shkruan Doriana Musai: “Daten 11 prill e karakterizuan tre ngjarje, nga te cilat une e gjeta veten te kjo me pak e mediatizuara, por thellesisht me tronditesja per qytetarin, pozicioni ku une gjendem. Dy momente, te cilat ndahen ne 15 sekonda. Nje uniforme policie e shtetit shqiptar e cila ngre […]