GjeopolitikëKryesore

O SOT O KURRË/ Biden duhet ta ndalojë medoemos gazsjellësin e Putinit

Shkruan Mark Temnycky, përkthyer në shqip nga Rruga Press

Për herë të parë në katër vitet e fundit, presidenti ukrainas viziton Shtëpinë e Bardhë.

Të martën, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takohet me homologun e tij amerikan. Ato pritet të diskutojnë mbi disa tema: gjendjen e marrëdhënieve me Rusinë; luftën e Ukrainës ndaj korrupsionit; si dhe betejën me pandeminë. Pasi ta falenderojë Bidenin për ndihmën e vazhdueshme të Amerikës, lideri ukrainas me shumë mundësi do t’i kërkojë anëtarësim në NATO.

Me gjasë do jetë një takimi i mirë, por nuk mund të anashkalohet elefanti në dhomë: Nord Stream 2. Gazsjellësi i dashur i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kërcënon sigurinë e Evropës dhe të Ukrainës në veçanti. Koha për ta ndaluar projektin sa vjen e ngushtohet, duke qenë se ai tashmë është drejt fundit: pra O SOT O KURRË. Me rrezikun e lënies së shijes së keqe, Zelensky duhet t’i thotë Bidenit me siguri të plotë që Nord Stream 2 duhet ndaluar medoemos.

Administrata Biden, sigurisht, nuk është se ka shumë kohë për ta ndaluar projektin. Në kohën kur Biden u betua, më shumë se 90% e projektit — instalimi i të cilit filloi në Korrik 2018 — është përfunduar. Megjithatë, shenjat e para kanë treguar se administrata ishte serioze në tentativat për ta ndalur. Biden më herët ka thënë se gazsjellësi është një “marrëvjeshje e keqe për Evropën”, ndërsa Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë që qeveria është “e vendosur të bëjë ç’të mundet” për ta ndaluar finalizimin e projektit. Më vonë administrata ndryshoi kurs. Në Korrik, Amerika botoi një deklaratë të përbashkët me Gjermaninë për Nord Stream 2 që i garantoi Rusisë leje për të përfunduar projektin.

Kjo lëvizje shokoi aleatët e tjerë të Amerikës në Evropë, ku shumë shtete e kundërshtojnë projektin. Brenda vendit, reagimet qenë gjithashtu të forta: një grup dypartiak ligjvënësish, të tmerruar, u munduan të bindin administratën që të ndalë përfundimin e gazsjellësit. Por ishin Ukraina dhe Polonia, shtetet që kanë më shumë ç’të humbin nga Nord Stream 2, përgjigjja e të cilëve ishtë më mllefosëse.

Lexo më shumë  UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Ministrat e jashtëm të vendeve — Polonisë e Ukrainës — asnjëri prej të cilëve nuk u përfshi në negociatat ndërmjet Gjermanisë dhe Amerikës, lëshuan një deklaratë ku argumentonin se siguria politike, ekonomike dhe e kombëve të Evropës do të rrezikohej nga Nord Stream 2. Një projekt i përfunduar, thanë ato, do ti jepte Rusisë aftësinë për të “destabilizuar sigurinë në Evropë”. Deklarata e ministrave bën sens. Ka shumë arsye se pse Nord Stream 2 mund të jetë katastrofik, jo vetëm për Ukrainën dhe Poloninë, por gjithashtu për të gjithë Evropën.

I shtrirë nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik, Nord Stream 2 do ti japi Rusisë një rrugë direkte për në zemër të Evropës. Kjo do e bënte Evropën — e cila importon tashmë një të tretën e gazit natyror nga Rusia — edhe më të varur nga Rusia, duke e kthyer atë në një monopol energjitik në të gjithë kontinentin. Dëmi i efekteve është i thjeshtë të parashikohet: nëse marrëdhëniet acarohen, Rusia mund të mbyll valvulat e gazsjellësit për Evropën, duke lënë miliona evropian pa energji.

Pastaj është Ukraina. Ajo përfiton taksa tranziti 1 bilion dollar në vit nga gazsjellësi me Poloninë: nëse Nord Stream 2 përfundon, gazsjellësi ukraino-polak do ishte i papërdorshëm, gjë që do e pengonte Ukrainën nga një e ardhur substanciale në arkat e shtetit. Ukraina është një nga shtetet më të varfra në Evropë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Për më tepër, varësia e Evropës ndaj gazit rus do e trimëronte më shumë Rusinë të ndërhynte në punët e Ukrainës, pa frikën e të pasurit pasoja. Kjo gjë do çonte në eskalim të konfliktit në Donbass, madje ndoshta deri në tentativën e Rusisë për të bashkuar Ukrainën lindore me Krimenë. Inkursioni rus në Ukrainën lindore ka çuar në vdekjen e mbi 14 mijë njerëzve dhe dëbimin e përafërsisht 2 million njerëzve.

Lexo më shumë  Kryeminsitri Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë

Së fundmi, janë pasojat ekonomike për Poloninë. Tashmë, Polonia importon gazin nga gazsjellësi ukraino-polak. Nord Stream 2 do i jepte fund këtij importi. Polonia do detyrohej të blinte gaz nga Gjermania në kosto shumë më të larta. Kjo gjë do e dëmtonte shumë shëndetin e ekonomisë polake e qytetarët vështirë se do mund ta përballojnin.

Çështja është e qartë. Për arsye të sigurisë ekonomike, energjitike dhe kombëtare, gazsjellësi duhet ndaluar. Më e rëndësishmja është që akoma është e mundur. Sanksionet e mëparshme amerikane mbi projektin kanë arritur ta ngadalsojnë, meqë kompanitë përgjegjëse për ndërtimin dhe shtrirjen e gazsjellësit e kanë braktisur projektin. E gjitha që i duhet Bidenit të bëjë, është të përmbysë tërheqjen e tij nga sanksionet amerikane mbi Nord Stream 2. Shumë kongresmenë dhe liderë evropian e mbështesin këtë mundësi. Kundërshtimet nga Gjermania, përfitueses së projektit, mund të shuen me argumentin e avantazheve në terma afatgjatë për Evropen.

Ky është skenari më i mirë dhe Zelensky duhet t’i mëshojë me sa mundet. Ai gjithashtu duhet të kërkojë siguri shtesë nga takimi me Bidenin. Ai duhet të diskutojë me Bidenin se si Ukraina, me ndihmen e fondeve amerikane, mund të përmirësojë mbrojten, të reformojë ushtrinë dhe të pengojë agresionin rus.

Takimi i të martës i paraqet Zelenskyt një mundësi fantastike për të thelluar marrëdheniet mes dy shteteve. Gjithashtu është shansi i fundit për të ndaluar Nord Stream 2. Nëse ai arrin ta bind Bidenin, do të ishte një fitore e madhe për të gjithë Evropen, duke e mbrojtur atë prej një varësie strategjikisht katastrofike nga gazi rus.

Por nëse Zelensky dështon, fituesja e vetme do jetë Rusia. Dhe asnjë masë kompensuese nuk mund ta zhbëjë atë. /The New York Times/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *