Bota

Objektivi 50% automjete elektrike/ Berlini mund të krijojë zonën më të madhe urbane në botë pa makina

Një iniciativë qytetarë për ndalimin e përdorimit të makinave private në qendër të Berlinit mund të krijojë zonën më të madhe urbane në botë pa makina.

Grupi i quajtur “Berlin Autofrei” (Berlini pa makina) ka marrë hapin e parë për mbajtjen e një referendumi duke mbledhur më shumë se 50 mijë firma.

Bëhet fjalë për ndalimin e përdorimit të makinave në një zonë prej 88 km katrorë. Në bazë të rregullave të qeverisë federale, Berlini duhet të ketë prej vitit të ardhshëm 50% të automjeteve në përdorim, elektrike.

Lexo më shumë  E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Aktualisht Gjermania përdor vetëm 1.3% automjete elektrike dhe duhet gati e pamundur arritja e këtij objektivi.

Aktivistët gjithsesi kundërshtojnë sërish me argumentin se automjetet qoftë elektrike ndotin me gomat dhe zënë shumë hapësirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *