OBSH i kërkon ndihmë vendeve të G7 për luftën kundër Covid-19

user3
0 0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi vendeve të G7-ës të financojnë rimëkëmbjen globale pas goditjes së Covid-19, raporton AFP.

OBSH u shpreh se 7 ekonomitë me të fuqishme të botës kanë mundësitë financiare për të blerë vaksina, teste dhe trajtimet e nevojshme për të ndaluar pandeminë dhe hapur kufijtë.

“Vendet e G7 janë liderët ekonomikë dhe politikë të botës. Ata janë gjithashtu shtëpia e shumë prodhuesve të vaksinave në botë. Ne do të zgjidhnim krizën e vaksinave vetëm me përmes ndihmës së këtyre vendeve”, tha Tedros në një konferencë për shtyp.

Tedros u mbështet nga ish-kryeministri britanik Gordon Brown, i cili paralajmëroi se pandemia po kthehej në një “katastrofë të bërë nga njeriu”.


Next Post

Priti mbretër e aktorë, brenda trenit luksoz të diktatorit Tito

Mediat britanike kanë publikuar në një artikull disa foto ekskluzive nga treni i ish-liderit jugosllave, Josip Broz Tito, ku priti mbretëreshën Elizabeth II dhe aktoren e Hollywood, Elizabeth Taylor. Treni blu i projektuar enkas i njohur ndryshe me emrin ”Plavi Voz” u ndërtua për revolucionarin komunist në vitin 1959 dhe […]