OKB: Jeta e miliona grave drejtohet nga të tjerë

User2
0 0

Miliona grave në të gjithë botën u është mohuar liria për të marrë vendime në lidhje me trupin e tyre, sipas një raporti të lëshuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Informacione nga 57 vende, shumica e tyre në Afrikën Subsahariane zbuloi se vetëm rreth gjysma e vajzave adoleshente dhe gratë mund të marrin vendime “të cilat janë baza e autonomisë dhe integritetit të trupit”.

”Këto përfshijnë lirinë për të zgjedhur në mënyrë të pavarur”, sipas raportit të lëshuar nga UNFPA.

Shefja e UNFPA Natalia Kanem i etiketoi gjetjet si “skandaloze”, duke thënë se në thelb “qindra miliona gra dhe vajza nuk zotërojnë trupat e tyre”.

”Jeta e tyre drejtohet nga njerëz të tjerë”, theksoi ajo.

Rruga Press

Next Post

Vetëpunësimi më i godituri! Mbi 35 mijë persona dolën nga skema e sigurimeve më 2020

Nga të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore mësohet se, numri i kontribuuesve në skemë ul me mbi 35 mijë persona. Numri total arriti në vitin 2020 në 747, 785 persona nga 781, 924 që ishin në vitin 2019. Pas më shumë se tre muajsh nga mbyllja e vitit […]