OSBE njoftim të rëndësishëm: Një organizatë po bën sondazhe duke përdorur emrin tonë

RrugaPress2
0 0

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka bërë një njoftim të rëndësishëm. OSBE ka bërë me dije se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

OSBE sqaron se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri.

“OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj”, thuhet në deklaratë.

E plotë:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nuk po zhvillon asnjë anketë zgjedhore në Shqipëri

TIRANË, 22 shkurt 2021 – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është vënë në dijeni se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron të sqarojë se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri. OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj

Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse lidhur me çështjen dhe rezervojmë të drejtën të ndjekim veprime ligjore kundër përdorimit të paautorizuar të emrit apo logos së OSBE-së. Me këtë rast, informojmë se emri i OSBE-së, emblema e saj dhe logo të tjera, që janë pronë ekskluzive e OSBE-së, mbrohen nga Neni 6 i “Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale” dhe nuk mund të kopjohen, të riprodhohen, të shfaqen apo të përdoren pa lejen paraprake me shkrim të OSBE-së.

Rruga Press

Next Post

Familja e Malcolm X kërkon rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij

Vajza e aktivistit të njohur të të drejtave të njeriut në vitet ’50-’60 në SHBA, Malcolm X, ka kërkuar rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij. Sipas raportimeve në media, shkak është bërë një dëshmi e re që implikon policinë e New York dhe Byronë Federale të Hetimit. Çdo evidencë që […]