Osmani e Kurti pajtohen për bashkërendim të forcave për sigurimin e vaksinave Covid-19

user3
0 0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional kryeministrin Albin Kurti me një pjesët të ministrave të kabinetit qeveritar.Siç bëhet e ditur për media, Osmani ka diskutuar me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të sjellë rezultate më konkrete. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pajtuan për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare. Ata po ashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet për adresimin e nevojave të menjëhershme të qytetarëve që lidhen me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

Në takim ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i  Shëndetësisë, Arben Vitia.

Next Post

Policia dhe ushtria mbërrijnë në zyrat operative të Albcontrol

Dy grupe të Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur pranë godinës së AlbControl, ndërsa në mbështetje të tyre janë dërguar edhe Policia Ushtarake. Prezenca e policisë dhe ushtrisë bëhet për efekt sigurie, pasi Albcontroll është institucion i sigurisë së lartë. Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar […]