Lajme

Pacolli si Putini e Vuçiqi: Trazirat në Kazakistan u organizuan nga faktori i jashtëm

Në qytetin Almaty të Kazakistanit ka disa ditë që kanë shpërthyer protesta të dhunshme si rezultat i pakënaqësive me ngritjen e çmimit të karburanteve. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, si rezultat i përplasjeve mes ushtrisë dhe protestuesve kanë mbetur dhjetëra të vdekur nga radhët e dy palëve.

Behgjet Pacolli i cili njihet për miqësinë dhe afërsinë e tij me ish-presidentin kazak Nursultan Nazarbayev aludon që trazirat në shtetin aziatik janë duke u organizuar nga një faktor i jashtëm dhe sipas tij, një gjë e tillë është tejet e dukshme.

“Trazirat janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është ma se evidente”, ka potencuar Pacolli.

Lexo më shumë  "(Hot)Spot Albanese" në "RAI 3", është emisioni që duhet të shihet nga çdo shqiptar. Emisioni që bën bashkë ministrat e brendshëm të Edi Ramës, pjesa më e madhe e tyre të lidhur me trafikun e drogës

Kazakistani është duke përjetuar protestat më të mëdha qysh nga shpallja e pavarësisë  para 30 vitesh.

Një rritje e papritur e çmimit të karburantit të makinave në fillim të vitit shkaktoi protestat e para në një qytet të largët nafte në perëndim. Por, dhjetëra mijëra protestues që kanë dalë që atëherë në rrugë në shumë qytete, tani kanë në sy të gjithë qeverinë autoritare.

Një destabilizim i tillë i situatës ka shkaktuar shqetësim edhe për fqinjët e afërt të Kazaksitanit: Rusinë dhe Kinën, me të cilët zhvillon tregtinë më të madhe. Ndërkohë, presidenti Kassym-Jomart Tokayev ka shkarkuar të gjithë qeverinë herët të mërkurën. Kjo me qëllim të qetësimit të protestuesve.

Lexo më shumë  Osmani: Kosova ka treguar vazhdimisht vullnet që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel

Por, në fund të ditës ai kishte ndryshuar qëndrim. Së pari, ai i përshkroi demonstruesit si terroristë. Pastaj ai i bëri thirrje një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, për ndihmë në shtypjen e protestës. Pas kësaj, trupat ruse kanë zbarkuar në Kazakistan.

Më herët, gjatë ditës së sotme, njejtë si Pacolli u deklaruan dhe Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *