Pandemia përkeqësoi papunësinë tek personat me universitet, rritet në 14%!

RrugaPress2
0 0

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2020, shkalla e papunësisë tek personat me arsim të lartë të moshës 15-64 vjeç arriti në 14% nga 12.6% në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Papunësia në këtë kategori të forcës së punës me arsim të lartë u rrit me 1. 4 pikë për qind.

Në Shqipëri, papunësia është më e lartë në personat e mirarsimuar sidomos ata me universitet, por pandemia Covid-19 duket se e ka përkeqësuar më tej perspektivën e punësimit për këtë kategori.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2020, shkalla e papunësisë tek personat me arsim të lartë të moshës 15-64 vjeç arriti në 14% nga 12.6% në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Papunësia në këtë kategori të forcës së punës me arsim të lartë u rrit me 1. 4 pikë për qind.

Rritja ishte e pranishme edhe në kategoritë e tjera me arsim më të ulët, por më e butë se tek më të shkolluarit. Te forca e punës me arsim të mesëm, shkalla e papunësisë në të njëjtën periudhë ishte 13.9%, me një rritje vjetore 0,7 pikë përqindje.

Performancën më të mirë në tregun e punës e kanë ata më pak të arsimuarit. Shkalla e papunësisë në këtë kategori ishte 9.9%, shumë poshtë papunësisë së përgjithshme që ishte 11.8% në tremujorin e fundit të vitit. Gjithashtu kriza e shihet te ketë qenë më e butë në këtë nivel të arsimi, pasi statistikat zyrtare tregojnë se papunësia në këtë kategori u rrit me vetëm 0.2%.

Në të gjithë botën, kriza pandemike goditi shtresat më pak të arsimuara të popullsisë dhe ato me paga të ulëta. Por në Shqipëri, për shkak të informalitetit të lartë të tregut të punës, ndikimi i pandemisë në punësim nuk vjen i plotë.

Niveli i lartë i papunësisë në grupet e arsimuara të forcës së punës nxjerr në pah dy dobësi themelore të ekonomisë shqiptare.

E para, modeli ekonomik është e bazuar te sektorët pa produktivitet që kanë në themele të aktivitetit të tyre krahun e lirë të punës dhe jo aftësitë.

E dyta. Sistemi arsimor shqiptar ka ende një hendek të lartë me nevojat e tregut të punës. Ekonomia shqiptare dominohet nga bujqësia, shërbimet dhe tregtia, por studimet e larta janë të prirura nga shkenca sociale, drejtësia dhe ekonomiku.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, oferta për punë, në 90% të rasteve i drejtohet një forcë punëtore pa kualifikim, për profesione të tilla si, punonjës fasonerie, për bare dhe restorante, punëtor krahu në ndërtim etj.

Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për punësim ILO, raportoi se informaliteti në tregun e punës në Shqipëri është rreth 60% dhe është i përqendruar kryesisht në Bujqësi dhe tek te vetëpunësuarit.

MONITOR


LAJME:

Next Post

Historike/ NASA kryen me sukses fluturimin e parë në Mars, njerëzit mund të fluturojnë në një planet tjetër

Helikopteri i vogël e kaloi me sukses provën dhe qëndroi në ajër rreth 3 metra lart para se të zbriste e të prektë përsëri sipërfaqen e Marsit. Helikopteri i NASA, Ingenuity ka përfunduar fluturimin e parë të mundësuar në planetin Mars. Helikopteri i vogël e kaloi me sukses provën dhe […]