Paniku mes serbofilëve të Kosovës shpërtheu dje publikisht

user3
6 0
Shpërndaje

Editorial nga Hysamedin Feraj

Paniku mes serbofilëve të Kosovës shpërtheu dje publikisht.

Dihet ku: në gazetat dhe protalet “express”, “infokus”, “reporter”, “metro”, “sinjali.com”, “lajmi. net”, “mejdani.com”, etj.

Dihet nga kush: nga serbofilët e Kosovës.

Dihet pse: Serbia ka frikë mos i ndodhë si me kthesat e mëdha në qëndrimin e aleatëve tanë euro-atlantikë:

  1. Nga “pavarësia vetëm në rrugë paqësore e demokratike” në: “lufta para pavarësisë dhe paqes”;
  2. Nga “standartet para statusit” në: “statusi para standarteve”;  

Kthesa e parë solli çlirimin e Kosovës. Rendi i gjërave u përmblodh nga Clinton: tani që e fituam luftën, fitojeni paqen. Paqja e drejtë vinte mbas luftës së drejtë.

Kthesa e dytë solli statusin e Kosovës: shtet i pavarur. Mbasi Kosova është shtet, asaj i kërkohet të plotësojë standartet demokratike, etj.

  1. Nga “dialogu para njohjes” në: “njohja para dialogut”, është kthesa që sjellë dialogun e të barabartëve. Dialog i mirëfilltë është vetëm ai ndërmjet të barabartëve. Dialogu ndërmjet të pabarabartëve më shumë i ngjan ultimatumit nga superiori: siç ka ndodhur deri tani në “dialogun” Serbi-Kosovë.

Dihet që: kjo kthesë e katërt është e mundur, ashtu si dy të parat.

Kjo dije e frikëson Serbinë, rrjedhimisht serbofilët shqiptarë. Por politika serbe di më shumë sesa surrogatët e saj serbofilë në Kosovë: di se për këtë kthesë nuk ka hiç rëndësi nëse unë jam ose jo kundër qëndrimit aktual të qeverisë Kurti, siç përpiqen ta zhvendosin problemin telallët e saj shqiptarë. Serbia di se ka gjasa që kthesa të ndodhë, dhe nuk ndalohet aspak nga fakti se jam pro a kundër qëndrimit aktual të qeverisë Kurti, siç nuk kishte rëndësi në rastin e Grenellit.

Serbia di se me pak kujtesë nga përvoja e tyre, aleatët mund kujtohen po ashtu për gjuhën që kupton Serbia: termat evazivë i kupton si leje për vazhdimin e qëndrimeve të saj.

Kujtohen që Serbia po ndjehet e qetë sot dhe po e vazhdon programin e saj kundër Kosovës nën termin evaziv “dialog”, siç ndjehej mirë dhe e vazhdonte dje projektin gjenocidal nën termin evaziv “mjete demokratike”, apo minimin e pavarësisë së Kosovës në termin evaziv “standarte”.

Prandaj aleatët mund të mos duan më t’i japin lejen Serbisë të vazhdojë “luftën speciale’ dhe ndalimin e përparimit të Kosovës. Atëherë mund t’i kthehen gjuhës që merr vesh politika serbe, asaj ultimative: njih pavarësinë e Kosovës! Pavarësinë e pakushtëzuar! E pakushtëzuar nga dialogu me Serbinë.

Kujtohen që për vetë ata ushtrimi i sovranitetit të shtetit të Kosovës nuk është i kushtëzuar. Kujtohen se tashmë e kanë bërë kthesën e tretë: nga “pavarësi e kushtëzuar ose e mbikqyrur, në pavarësi”. Prandaj propozimi tim e quajta kthesë e katërt, sepse e treta ka qenë kjo kthesë vendimtare.

Në fund, për ironinë e serbofilëve shqiptarë, duke e paraqitur (transformuar) qëndrimin tim në kundërshtim me qëndrimin aktual të qeverisë Kurti, vërtetojnë atë që nuk duan: në LV lejohet mendimi ndryshe. Por, ata e dinë se në LV nuk lejohet qëndrimi serbofil. Dhe kjo i ka nervozuar disa gazetarë e pronarë portalesh.

Megjithatë, si deri tani, ata do të humbin, sepse ne do të fitojmë përballë Serbisë.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara


Next Post

Cedric: Integrimi i Ballkanit, me të gjitha vendet dhe në të njëjtën kohë

Shpërndaje“Mendoj se Evropa ka shënuar dështim dramatik në integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe kuptimin e rëndësisë strategjike të këtij rajoni. Prandaj, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet me të gjitha vendet dhe në të njëjtën kohë”, ka thënë deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Cedric Wermuth Evropa […]