BallinaLajme

Parashikimi i motit këtë të enjte

Vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim dhe do të sjellin reshje shiu e dëbore do të dominojnë deri në pasdite në vendin tonë. Mbrëmja do të sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C në Jugperëndim. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

YouTube player